LAJMI I FUNDIT:

Për 24 orë u ngritën 36 aktakuza dhe u ndaluan 24 persona

Për 24 orë u ngritën 36 aktakuza dhe u ndaluan 24 persona

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur tridhjetegjashtë (36) aktakuza kundër dyzetekatër (44) personave për vepra të ndryshme penale, si dhe me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar njëzet e katër (24) persona për vepra të ndryshme penale.

Prokurori i Shtetit, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë shtatë (7) kërkesa për caktimin e paraburgimit të nëntë (9) personave.


Me urdhër të prokurorit të shtetit, Policia ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit për rastin e “Vrasjes së rëndë” në Prizren, si dhe me rastin e kryerjes se bastisjes, janë sekuestruar:
– Një pistoletë me nr. serik T0620 – 15k00074;
– 42 fishekë të pistoletës; si dhe
– Dy karikatorë.

Po ashtu, pas aplikimit të masave të fshehta, me kërkesë të Departamentit të Përgjithshëm, të Prokurorisë Themelore në Gjilan është realizuar bastisje në dy lokacione në komunën e Vitisë, me dyshimin se disa persona janë përfshirë në veprën penale ‘’Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’, ku nga kjo bastisje janë arrestuar pesë (5) persona të dyshuar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nënsekretarja amerikane pas takimit me Kurtin: Kosova i takon BE-së dhe NATO-s

Nënsekretarja amerikane pas takimit me Kurtin: Kosova i takon BE-së dhe NATO-s

Lajme
Shkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës

Shkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës

Lajme
Diskriminimi i banorëve shqiptarë në Graçanicë, Avokati i Popullit: Rasti është në procedurë të hetimit

Diskriminimi i banorëve shqiptarë në Graçanicë, Avokati i Popullit: Rasti është në procedurë të hetimit

Jehona Hulaj
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Drejtësi
Allen përmend Asociacionin, e ndërlidh me rrugëtimin euroatlantik të Kosovës

Allen përmend Asociacionin, e ndërlidh me rrugëtimin euroatlantik të Kosovës

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Kalo në kategori