Konfirmohet fundi i karrierës së Tom Brady në NFL. Amerikani është pensionuar nga futbolli profesionist pas 22 sezonesh dhe shtatë unazash në “Super Bowl”.

Gazetarët e ESPN, Adam Schefter dhe Jeff Darlington konfirmuan momentet e daljes në pension të Brady para se NFL të postonte në llogaritë e tyre në mediat sociale një nderim për karrierën e Brady.

Brady fitoi shtatë Super Bowls, gjashtë me New England Patriots dhe një me Tampa Bay Buccaneers në sezonin e tij të parë.

Tom Brady fiton ‘Super Bowl’ për të shtatën herë dhe të parin me Tampa Bay Tom Brady fiton ‘Super Bowl’ për të shtatën herë dhe të parin me Tampa Bay

NFL dhe bota e sportit njoftuan daljen në pension të Bradyt, ndërsa njoftimi i tij publik erdhi vetëm tani në mbrëmjen e së shtunës.

Reklama

44-vjeçari nga Kalifornia njihet si njëri nga lojtarët më të dekoruar dhe më të famshëm të NFL-së.

Reklama

Brady përmendet gjerësisht si qendërmbrojtësi më i madh i të gjitha kohërave dhe konsiderohet gjithashtu si njëri nga lojtarët më të mëdhenj të NFL-së.

Ndryshe, ai po mendonte pensionimin disa vite para sezonit 2021, por donte të provonte që kundërshtuesit e tij e kishin gabim duke shkuar dhe duke fituar një Super Bowl me një ekip që nuk ishte New England Patriots. /Telegrafi/