LAJMI I FUNDIT:

Pensionohet prej botës së filmave ylli i madh i Hollywoodit, Robert Redford

Pensionohet prej botës së filmave ylli i madh i Hollywoodit, Robert Redford
VENICE, ITALY - SEPTEMBER 01: Robert Redford receives a Golden Lion For Lifetime Achievement Award during the 74th Venice Film Festival at Sala Grande on September 1, 2017 in Venice, Italy. (Photo by Pascal Le Segretain/Getty Images)

“Një punë e fundit”. Është ndër frazat që mund t’i dëgjojmë në filmin e ardhshëm “The Old Man & The Gun”, ku në rolin kryesor mund ta shohim Robert Redfordin.

Ky i fundit me të vërtetë e ka paraqitjen e fundit në ndonjë film hollivudian, pasi që ka vendosur të pensionohet në moshën 81-vjeçare.


Ai ka dhënë një intervistë ekskluzive për EW teksa ka konfirmuar largimin prej botës së industrisë së filmave.

“Kurrë mos thuaj kurrë, por kam arritur në përfundimin se ky ishte filmi i fundit i imi pasi do të shkoj drejt pensionimit. Pra , kjo është e mjaftueshme. Dhe pse të mos dalësh me diçka që është shumë optimiste dhe pozitive?”, tha ndër të tjerash super ylli.

Theksojmë se filmin do të mund ta shohim premierë më 28 shtator në festivalin “Toronto International Film”.

Ndryshe, Redford nisi karrierën e aktrimit në vitin 1960, ku mbi supe ka gati 60 vjet karrierë artistike.

Aktori gjatë karrierës ka fituar dy çmime Oscar, njëherë “Bafta Awards” si dhe tre herë “Golden Globe Awards”.

Ai është themeluesi i Festivalit të Filmit Sundance që mbahet në Utah të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

Magazina
Ylli australian i TikTok-ut, Leah Halton tregon se si po e përballon famën e saj të re, pasi fitoi 700 milionë shikime për klipin 12-sekondësh

Ylli australian i TikTok-ut, Leah Halton tregon se si po e përballon famën e saj të re, pasi fitoi 700 milionë shikime për klipin 12-sekondësh

Magazina
“Pashë telefonin dhe ishte lajmërimi” - Sara Gjordeni tregon si mori vesh për vdekjen e të atit

“Pashë telefonin dhe ishte lajmërimi” - Sara Gjordeni tregon si mori vesh për vdekjen e të atit

Magazina
Sara Gjordeni zbulon mallkimet tronditëse që mori për shtatzëninë, nga komentuesit kërcënues

Sara Gjordeni zbulon mallkimet tronditëse që mori për shtatzëninë, nga komentuesit kërcënues

Magazina
U përfol për krisje të lidhjes së tyre: Graciano flet për herë të parë për raportin me Argjirën, pas rihyrjes në BBVA

U përfol për krisje të lidhjes së tyre: Graciano flet për herë të parë për raportin me Argjirën, pas rihyrjes në BBVA

Magazina
Kalo në kategori