LAJMI I FUNDIT:

Pensionistët nuk do t’i marrin me rritje pensionet e janarit

Pensionistët nuk do t’i marrin me rritje pensionet e janarit
Foto: Ilustrim

Pensionistëve kosovarë nuk do t’u dalin pensionet me rritje në llogaritë e tyre bankare për muajin janar, ashtu siç ishte paraparë një rritje prej 15 deri 20 për qind nga pensioni bazë.

Kjo për arsye se nuk është miratuar ende në lexim të dytë Projektbuxheti për vitin 2019.

Lulëzim Rafuna, këshilltar i ministrit të Financave, Bedri Hamza ka thënë për KosovaPress se pensionistët do t’i marrin pensionet me rritje në mënyrë retroaktive pas aprovimit të Buxhetit 2019.

“Pensionet kontribut dhënëse, por edhe këto bazike janë të parapara me ligjin e buxhetit për vitin 2019, janë pensione të cilat janë të inkorporuar brenda ligjit të buxhetit dhe ne do të fillojmë me i dhënë në momentin që të aprovohet ligji për buxhetin e vitit 2019. Pavarësisht nëse aprovohet në këtë muaj, ose në muajin tjetër në çfarë do kohe që do të aprovohet ligji për buxhetin për vitin 2019, ata (pensionistët) do t’i marrin në mënyrën retroaktive për arsye se pensionet janë paraparë brenda ligjit të buxhetit 2019”, theksoi Rafuna.

Ndërsa, edhe zyrtarë të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale kanë thënë për KosovaPress, se nuk do të ketë pensione me rritje pa miratimin e buxhetit 2019.

“Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, do të bëjë ekzekutimin e pensioneve me rritje pas aprovimit të Buxhetit 2019”, thuhet në një përgjigje me shkrim nga MPMS.

Ndryshe, ekzekutimi i pensioneve bëhet zakonisht më datën 23-24 për çdo muaj, ndërsa Kuvendi i Kosovës ka paraparë që më 31 janar të mbajë seancë plenare për ta votuar në lexim të dytë projektbuxhetin prej 2.3 miliard, të cilin në lexim të parë e kishin votuar më 21 dhjetor 2018.

Sipas të dhënave ende jozyrtare, pensionet e pleqërisë, ata që marrin nga 75 euro aktualisht, me buxhetin e ri do të marrin 90 euro. Kurse pensionistët kontribut- pagues nga shuma prej 230 eurove, do të marrin 34 euro më shumë në muaj.

Numri i përgjithshëm i pensionistëve në vend është rreth 170 mijë, prej tyre 125 mijë janë shfrytëzues të pensionit të pleqërisë, që marrin nga 75 euro në muaj, ndërsa 45 mijë janë kontribut-pagues, që ndahen në katër kategori, të cilët marrin nga 158 deri në 230 euro në muaj në bazë të përgatitjes së shkollimit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori