LAJMI I FUNDIT:

Pensionimi i Joshuas? Promovuesi i britanikut më në fund del me deklaratë

Pensionimi i Joshuas? Promovuesi i britanikut më në fund del me deklaratë

Eddie Hearn ka hedhur poshtë çdo pretendim për një pensionim të mundshëm nga Anthony Joshua dhe këmbënguli që luftëtari i tij do të rikthehet pas humbjes së dytë të njëpasnjëshme ndaj Oleksandr Usyk të Ukrainës.

Promovuesi i britanikut është i bindur se humbja shkatërruese nuk ishte fundi i rrugës për AJ dhe la mënjanë çdo thashetheme për një pensionim, ndërsa la të kuptohet për një rikthim të mundshëm në dhjetor.

Hearn ishte plot lëvdata për Usyk në analizën e tij për humbjen e Joshuas në një intervistë talkSPORT: “Ai (Joshua) humbi një vendim të ndarë me numrin 1 në kile për kile”.


Në konferencën për shtyp pas humbjes, Joshua nuk ia doli t'i mbante lotët
Lexo po ashtu Në konferencën për shtyp pas humbjes, Joshua nuk ia doli t'i mbante lotët

“Shpresoj që ai të mos ketë shumë turp për këtë sepse ishte një paraqitje shumë më e mirë se lufta e parë. Kur je me numrin 1 në kile për kile, është shumë e vështirë ta kapërcesh atë”.

“Ende ndieja se ai (Joshua) filloi paksa ngadalë dhe ende ndjej se duhej t’i lëshonte duart më shumë. Është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Këtë e thamë në nisje. Ai e lëndoi në mënyrë të përsëritur në trup dhe kokë në të nëntin raund”.

Presidenti i Ukrainës me mesazh emocionues për Usyk, pas fitores ndaj Joshuas
Lexo po ashtu Presidenti i Ukrainës me mesazh emocionues për Usyk, pas fitores ndaj Joshuas

“Ndoshta, ai do ta godasë veten pak për të mos ecur më herët në luftë, por përsëri, ato raunde kampionale nga Usyk ishin thjesht të pabesueshme”.

Joshua bëri një performancë të përmirësuar nga humbja e tij ndaj 35-vjeçarit ukrainas në shtator 2021, duke lëshuar disa goditje të forta në trup për të tronditur dukshëm kundërshtarin e tij, por dukej se u tërhoq në vend që të shtonte presionin.

Joshua e pranon se pati momente dobësie pas rimeçit me Usyk
Lexo po ashtu Joshua e pranon se pati momente dobësie pas rimeçit me Usyk

Hearn dëshiron që njeriu i tij të kthehet në veprim së shpejti dhe të lë të kuptohet për një periudhë të mundshme këtë dimër.

Ai madje sugjeroi një përballje që shumëkush po e thërriste për vite më parë kundër fuqisë amerikane Deontay Wilder, si dhe parashtronte një garë gjithë-britanike me Dillian Whyte. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Bundesliga
E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas

E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas

Serie A
Pse Barcelona po e përcjell me kujdes transferimin e Todibos te Juventusi

Pse Barcelona po e përcjell me kujdes transferimin e Todibos te Juventusi

Serie A
Kosova parakalon mbi lumin Sena në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024

Kosova parakalon mbi lumin Sena në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024

Sport
Zbulohet lista e 20 lojtarëve më të paguar në Evropë – Mbappe i treti, një emër befasues në krye

Zbulohet lista e 20 lojtarëve më të paguar në Evropë – Mbappe i treti, një emër befasues në krye

Ndërkombëtare
Erik ten Hag e pranon se Man Utd 'duhet të arrijë' rivalët, por duhen blerje 'në të gjitha pozicionet'

Erik ten Hag e pranon se Man Utd 'duhet të arrijë' rivalët, por duhen blerje 'në të gjitha pozicionet'

Premier League
Kalo në kategori