Industria gjermane kërkon nga zyrat e të huajve më shumë lehtësime për punësimin e refugjatëve. Pjesërisht zyrat e të huajve e interpretojnë ashpër ligjin, kritikon DIHK.
Refugjatëve duhet t’u lehtësohet futja në tregun gjerman të punës, kërkon Dhoma Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë, (DIHK) në një pozicionim të saj të fundit. DIHK pret më shumë zemërgjerësi nga zyrat e të huajve, veçanërisht për rastet e kalimit nga kurset për mësimin e zanatit në tregun e punës, raporton gazeta gjermane “Welt am Sonntag”.
“Kush i mëson zanatin një refugjati, si rregull do ta marrë atë më pas edhe në punë”, është shprehur zëvendëskryetari i DIHK, Achim Dercks për gazetën gjermane.
Parimisht është e mundur në Gjermani që me rregulloren 3+2, të hapet më shpejt rruga e integrimit. Refugjatët, që janë vetëm me “duldung” (leje qëndrimi e toleruar për shkaqe të caktuara) kanë më shumë siguri, që të përmbyllin shkollimin 3 vjeçar dual profesional pa u dëbuar nga Gjermania. Përveç kësaj, ligjvënësit gjermane kanë mundësuar edhe qëndrimin për shkaqe punësimi edhe për dy vjet në sipërmarrje.
Janë dëbuar personat e gabuar
Por në praktikë ligjet interpretohen në mënyra të ndryshme nga zyrat e të huajve, kritikon DIHK.
“Kjo bën që sipërmarrjet gjermane të mos kenë siguri në planifikim, për shkak se autoritetet e të huajve praktikojnë kritere të ndryshme dhe bëjnë interpretime pjesërisht të ashpra”, vëren Dhoma Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë. Konkretisht fjala është për ato zyra të të huajve, që kërkojnë certifikata të veçanta të gjuhës gjermane edhe për ata refugjatë, të cilët e kanë përmbyllur me sukses shkollimin profesional.
Kritika ka në këtë drejtim edhe Presidenti i Shoqatës Qendrore Gjermane të Zanateve, Hans Peter Wollseifer.
“Për fat të keq ka pasur në të shkuarën, të rinj që janë dëbuar drejt e nga shkollimi profesional. Me këmbënguljen tonë u fut rregullorja 3+2 në ligjin e integrimit, sipas së cilës, refugjatët me duldung mundet që pas përfundimit të shkollës profesionale të punojnë dy vjet në firmë. Por rregullorja interpretohet ndryshe në të gjithë Gjermaninë. Pra në këtë rast janë dëbuar të gabuarit, pra ata që integrohen dhe duan të bëjnë diçka me jetën e tyre”, thotë Wollseifer për gazetën gjermane, Express. Megjithatë ai vëren, se ndërkohë ka përmirësime dhe se po aplikohen standartet njësoj në zyrat e të huajve. Ai e shikon mësimin e zanatit si vendimtar për integrimin e të huajve. “Zanati mundet dhe është integrim” thotë Wollseifer.
Gjuha gjermane – pika e dobët e refugjatëve që mësojnë zanatin
Një nga pikat e dobta të integrimit të refugjatëve në jetën e punës mbetet gjuha, faktor vendimtar edhe mësimin e zanatit. Shumë refugjatë që janë në shkollim e sipër të zanatit kanë vështirësi të ndjekin pjesën teorike të mësimit të zanatit në shkollë. Rast i njohur u bënë në mediat gjermane, shkollat profesionale të Shtutgartit, të cilat zbuluan, se 72% e të rinjve refugjatë në shkollim në rajon nuk e ndiqnin dot shkollimin për shkak të mangësvie gjuhësore, pavarësisht motivimit për punën që kishin në firmë. (Sistemi dual arsimor gjerman parashikon krahas mësimit të zanatit në sipërmarrje edhe pjesën teorike në shkolla, shën.red.).
Shkollat profesionale reaguan duke testuar fillimisht njohuritë e gjuhës e duke ofruar mësim shtesë për nxënësit me probleme, shkruan gazeta gjermane Sttugarter Zeitung. Tani edhe Dhoma e Zanateve në Gjermani u rekomandon sipërmarrjeve, që të tregojnë më shumë kujdes për të verifikuar kompetencën gjuhësore të kandidatëve që presin të fillojnë shkollën duale profesionale. Kurse sipërmarrjet gjermane kërkojnë më shumë kurse gjuhe të përshtatshme për kërkesat e tregut të punës për punonjësit e tyre, sipas DIHK.
Vendet bosh për shumë zanate në Gjermani
Sipas të dhënave të DIHK, në Gjermani mungojnë aktualisht 1,6 milionë forca të kualifikuara punëtore. Në vitin 2019 gati në çdo të tretën sipërmarrje kanë mbetur bosh vendet e shkollimit profesional. Aktualisht ekonomia gjermane llogarit me 45.000 refugjatë që ndjekin shkollimin profesional në Gjermani, 25.000 prej tyre në zanate që përfaqësohen nga Dhoma Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë.
Jo vetëm Gjermania, mungesën e forcave të kualifikuara e ndjen edhe Franca. Me një paketë masash qeveria e kryeministrit francez, Edouard Philippe kërkon të përmirësojë gjendjen në degët e ndërtimtarisë dhe prodhimit të automjeteve, ku vihet re më shumë mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar.
Sipas Philippe, parlamenti duhet çdo vit të miratojë me propozimin e qeverisë, kuota vjetore për profesionet me mungesë të fuqisë punëtore. Me rregulloren e re, sipas Ministrisë së Punës në Paris, do të duhej të tërhiqeshin në vend rreth 33.000 forca punëtore. Kjo rregullore do të veprojë nga viti i ardhshëm./DW/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Revolucionar në turizëm dhe arkitetur- Hoteli Epidamn White Sensation, Golem

Telegrafi Jobs - mundësi të shumta pune në Kosovë - APLIKO TANI!

Prishtina Real Estate Expo 2023 - Panairi i parë ndërkombëtar për pasuri të paluajtshme

Masat efiçiente në mbi 1 mijë shtëpi - çfarë duhet të dini për disbursimin

Ejani festojmë bashkë ditëlindjen e parë të Vitaland – Sot krejt kemi me u kënaq

Subvencione nga qeveria për pompat termike - zgjidhni ECOTEK për ngrohjen e shtëpisë tuaj

Këto dy lokale janë vënë me qera – çmim të arsyeshëm dhe me mundësi bashkimi ID-236

Çmimi i banesës në lagjen Aktash me zbritje – shfrytëzojeni këtë mundësi ID-226

OFROHET ME ZBRITJE – objekti afarist me 600m² po lëshohet me qera ID-124

EXTRA ZBRITJE – Shitet banesa me 91.5 m² në Prishtinë ID-159

Shitet banesa e përshtatshme për familje të vogla, 93.72m² në Prishtinë – mundësitë e pagesës të përshtatshme për gjithsecilin ID-235

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals

Syze Hugo Boss ekskluzivisht me zbritje në Telegrafi Deals
Më të lexuarat

SHBA kërkoi nga Serbia të tërheqë ushtrinë nga kufiri me Kosovën, reagon Rama

Koloneli i pensionuar serb tregon se si për një minutë mund të vërtetohet se kujt i takon armatimi që u gjet në Banjskë

Blinken-Vuçiqit: Përgjegjësit për sulmet në veri, që tani ndodhen në Serbi - duhet të mbajnë përgjegjësi

Gjermania mendon se KFOR-i nuk duhet të marrë kontrollin në veri

Kurti kërkon ndihmën amerikane kundër planeve luftarake të Serbisë

SHBA i kërkon Serbisë të tërheqë trupat ushtarake nga kufiri me Kosovën