LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski: Të bëhet dallim mes PSP-së dhe hetimit për rastin “Haraçi”

Pendarovski: Të bëhet dallim mes PSP-së dhe hetimit për rastin “Haraçi”

Presidenti Stevo Pendarovski konsideron se duhet të bëhet dallim mes hetimit për “Haraçi” në Prokurorinë Themelore Publike dhe punës së prokurorëve në Prokurorinë Speciale Publike.

Ai në një intervistë për Radion Evropa e Lirë thotë se është i zhgënjyer nga ajo që po e dëgjon këtyre ditëve lidhur me PSP-në, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Apeloj deri te kompetentët që sa më shpejt që është e mundur dhe në mënyrë më rrënjësore ta zbatojnë hetimin dhe të mos i kushtojnë vëmendje presioneve të mundshme eventuale, për shkak se procedimi i lëndës është i rëndësishëm edhe për PSP-në edhe për proceset demokratike që e presin vendin”.

“Një gjë është puna e institucionit PSP deri në këtë moment dhe procedurat që i kanë zhvilluar prokurorë të ndryshëm, jo vetëm Katica Janeva. Plotësisht gjë tjetër është rasti i fundit për të cilin unë ndërhyj dhe nga ky pozicion, sido që të kuptohet, deri te organet kompetente ta procedojnë sa më shpejt dhe sa më thellë që të mos lë aspak njollë në punën e institucionit si e tillë”.

“Të konkludoj, PSP ka qenë edhe atë si e nevojshme në kohën kur i kemi bërë ndryshimet demokratike. PSP në njëfarë forme, në ndonjë pjesë të sistemit në prokurori të rregullt publike dhe si i tillë është i nevojshëm edhe në periudhën e ardhshme t’i procedojë kriminelët, jo vetëm të atyre që kanë qenë në pushtet, por neve që jemi tani në pushtet”, tha Pendarovski.

Ai shtoi se PSP-ja është institucioni kyç, i cili krahas Marrëveshjes së Ohrit na i ka hapur dyert e BE-së dhe NATO-s./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Lajme
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Politikë
Kalo në kategori