LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski: Qëndrim për nënshkrimin e dekretit, pasi që ta shohim versionin përfundimtar të ligjeve për autostradat

Pendarovski: Qëndrim për nënshkrimin e dekretit, pasi që ta shohim versionin përfundimtar të ligjeve për autostradat

Kur do ta shohim versionin përfundimtar të ligjeve për autostradat do të mund të dimë për çdonjërën prej tyre si do të jetë qëndrimi në raport me nënshkrimin e dekretit, deklaroi sot presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski duke u përgjigjur në pyetjen se a do ta nënshkruajë dekretin nëse kalon ligji për ndërtimin e korridoreve infrastrukturore Korridori 8 dhe Korridori 10 D.

Pendarovski theksoi se nuk mundet prej tani të dihet në çfarë versioni përfundimtar do të jenë ato zgjidhje ligjore, sepse, siç theksoi, mund të ndryshohen me amandamente.


“Ta presim debatin, ta shohim përmbajtjen përfundimtare të atyre ligjeve, ekipi im i juristëve edhe në Kabinet edhe jashtë tij tashmë janë të angazhuar në ndjekjen e debatit dhe në atë që do të dalë si produkt përfundimtar. Në lidhje me procedurën mendoj se edhe pse shkojnë me procedurë të shkurtër, nuk janë me flamur evropian dhe do të ketë mjaftueshëm kohë edhe për opozitën që të parashtrojë amandamente, të përfshihet në debat dhe të ketë debat të argumentuar siç i ka hije këtij grupi të rëndësishëm të ligjeve”, tha Pendarovski.

Në lidhje me reagimet e ekspertëve dhe organizatave civile, Pendarovski theksoi se ata reagojnë në këtë fazë, ndërsa bëhet fjalë për propozime të ligjeve.

“Reagojnë në këtë fazë, por bëhet fjalë për propozime të ligjeve, hyjnë në Kuvend edhe opozita edhe pushteti mund të propozojnë amandamente. Është me rëndësi që presidenti ta shohë versionin përufundimtar të ligjit dhe vetëm nga kjo varet. Nëse i shkelin të drejtat e qytetarëve nëse hyjnë në të drejtat e personave të tretë, etj, kuptohet se një pjesë, ose të paktën një pjesë e atyre ligjeve nuk do të kalojnë, por t’i shohim në version përfundimtar”, theksoi Pendarovski.

Ndryshimet dhe plotësimet e nëntë ligjeve në lidhje me austradat që duhet t’i ndërtojë konsorciumi amerikan-turk “Bektel dhe Eka” janë në rend dite të mbledhjes së sotme të 112-të të kuvendit. Të gjitha ligjet janë me procedurë të shkurtër, ndërsa propozues janë deputetët të shumicës parlamentare.

Në trend Lajme

Më shumë
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Kalo në kategori