LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski: Korrupsioni është problemi më i madh për qytetarët në Maqedoninë e Veriut

Pendarovski: Korrupsioni është problemi më i madh për qytetarët në Maqedoninë e Veriut

Presidenti Stevo Pendarovski ka marrë pjesë në Forumin e Hapur dy ditor kundër Korrupsionit, organizuar nga Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar, në kuadër të Programit Qytetarët Kundër Korrupsionit dhe Programit Rajonal të Rrjetit Kundër Korrupsionit (SELDI). Në fjalimin e tij, Presidenti theksoi se, 63% e qytetarëve ta konsiderojnë korrupsionin si problemin kryesor.

Përmendur indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2022, Presidenti vuri në dukje se vendi renditet në vendin e 85-të në botë. Duke theksuar se korrupsioni është bërë një pjesë e përditshme e shoqërisë, ai shprehu shqetësimin e tij për mungesën e vullnetit politik, boshllëqet sistematike, bllokimin e integrimit europian dhe kulturën e mosndëshkimit në nivel lokal.


“Zyrtarët e zgjedhur dhe të emëruar duhet të punojnë dhe të ndërtojnë, jo të vjedhin. Në të njëjtën kohë, duhet të kuptojmë se një sasi e vogël nuk e bën korrupsionin më pak serioz. Pavarësisht nëse është 500 apo 500.000 denarë, korrupsioni është korrupsion dhe nuk guxon të tolerohet”, theksoi ai.

Pendarovski shtoi se korrupsioni do të jetë pengesë kryesore në procesin e integrimit evropian dhe tha se duhen marrë masa konkrete. Ai shtoi se nevojën për harmonizim të plotë të legjislacionit vendas me atë evropian dhe shtoi se suksesit në luftën kundër korrupsionit do t’i shërbejë një front i gjerë qytetarësh dhe institucionesh.

Presidenti gjithashtu bëri thirrje për një kulturë të re kundër korrupsionit, duke e paraqitur atë si sfidë që duhet të adresohet nga të gjithë segmentet e shoqërisë dhe institucionet. Ai potencoi rolin e mediave, gazetarisë investigative dhe sektorit joqeveritar në luftën kundër korrupsionit dhe theksoi se një sasi e vogël e korrupsionit nuk duhet të tolerohet.

Pendarovski përmbylli fjalimin duke theksuar se për të ndërtuar një shoqëri të drejtë dhe të integruar, lufta kundër korrupsionit duhet të jetë në qendër të përpjekjeve dhe politikave të vendit. Ai gjithashtu kujtoi se më 9 dhjetor do të festohet Dita Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit dhe më 10 dhjetor Dita e të Drejtave të Njeriut, duke theksuar se drejtësia nuk mund të triumfojë ku ka korrupsion. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori