LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski kërkon që të zbardhet tërësisht afera “Haraçi”

Pendarovski kërkon që të zbardhet tërësisht afera “Haraçi”

Kryetari i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski sot nga hapësirat e Odës ekonomike ka folur për zhvillimin ekonomik të vendit dhe sfidat e kompanive në vend, duke thënë se nëse duhet, ai edhe do të “përzihet” në ngritjen ekonomike dhe fuqizimin e kompanive, njofton Telegrafi Maqedoni.

Pendarovski ka kërkuar që të zbardhet tërësisht afera “Haraçi”
“Unë kërkoj nga institucionet që të zbardhin në tërësi shpekulimet dhe informacionet për këtë aferë që qytetarët të kenë përshtypjen se ka shtet të së drejtës. Të dënohen të gjithë që kanë shkelur ligjin” ka thënë mes tjerash Pendarovski për këtë temë.


Ai gjithashtu, kërkoi falje në emër të të gjithë politikanëve deri tani, për mungesës të zhvillimit ekonomik. /Telegrafi/