Pendarovski: Epokë të re të Ballkanit do të ketë kur ai tërësisht do të integrohet në BE
“Derisa Ballkani Perëndimor nuk integrohet në Bashkimin Evropian, nuk mund të presim të zhduken urrejtjet ballkanike, ndërsa ekonomitë e dobëta dhe marrëdhëniet ndëretnike të përmirësohen”, porositi presidenti Stevo Pendarovski në ligjëratën në Institutin ndërkombëtar për studime të Lindjes së Afërt dhe ballkanike (IFIMES) në Lubjanë, në temë “Ardhmëria e Maqedonisë së Veriut – Si të shpejtohet integrimi në BE”.
Kabineti i Pendarovskit informon se duke folur për rastin e Maqedonisë së Veriut, presidenti Pendarovski ka thënë se me angazhim intensiv diplomatik për një kohë shumë të shkurtër, shteti ka arritur të zgjidhë çështje dhjetëvjeçare. Ky proces, sipas presidentit, nuk ishte i lehtë, sepse është dashur të sjellin vendime të rënda për çështje shumë të ndjeshme për qytetarët. Sipas tij, përbërja kryesore në tërë procesin ishte vullneti politik, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Me nënshkrimin e Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim me Bullgarinë dhe me Marrëveshjen e Prespës me Greqinë, sipas presidentit Pendarovski, Maqedonia e Veriut është liruara nga barra e të kaluarës.
“Maqedonia e Veriut është shteti i vetëm në rajon që më nuk ka çështje të hapura me fqinjët e saj. Njëkohësisht, zbuluam edhe mundësi të re për bashkëpunim dhe ndërtim të partneriteteve strategjike me fqinjët tanë”, ka thënë presidentit Pendarovski në ligjëratë.
Sipas tij, kërcënimi më i madh i sigurisë për rajonin është largimi masiv i të rinjve. Për epokë të re të Ballkanit, sipas Pendarovskit, mund të flitet vetëm përmes integrimit në Bashkimin Evropian.
“Derisa Ballkani Perëndimor në tërësi nuk integrohet në Bashkimin Evropian, nuk mund të presim se të gjitha urrejtjet ballkanike, ekonomitë e dobëta dhe marrëdhëniet ndëretnike do të përmirësohen. Askush nuk do të mund të presë se gjeneratat e reja, të cilët e braktisin rajonin në numra masivë, do të ndalojnë. Kërcënimi më i madh për sigurinë kombëtare për të gjitha shoqëritë tona të Ballkanit Perëndimor është emigracioni. Të rinjtë po largohen, largohen për një jetë më të mirë, me standard më të lartë, për jetë normale, për jetë më të qetë”.
“Nëse nuk fillojmë negociata me Bashkimin Evropian, me perspektivë t’i përfundojmë sa më shpejtë që është e mundur dhe sa më shpejtë kuptohet nuk do të thotë rasti i Malit të Zi, i cili negocion shtatë vjet dhe ende po pret t’i hapë të gjithë 35 kapitujt, atëherë jemi larg nga pika kur mund të themi se i kemi mbyllur të gjitha këto çështje. Sipas mendimit tim, e tërë kjo duhet të përfundojë, që të gjitha vendet që i përmenda nga rajoni, për maksimum pesë deri në gjashtë vjet. Vetëm kështu mund të flasim për një epokë të re të Ballkanit, përndryshe ne sërish do të flasim për konflikte, probleme, për retorikë nxitëse”, ka thënë presidenti Pendarovski në ligjëratën në IFIMES.
Pendarovski po qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Sllovenisë, ku dje në Lubjanë u prit nga presidenti i Sllovenisë. Borut Pahor. Për sot janë paraparë takime me kryetarin e Asamblesë shtetërore të Sllovenisë, Dejan Zhidan dhe me kryeministrin slloven Marjan Sharec./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Peci: Me arrestimin e zv.drejtorit të Policisë të Kosovës, Serbia ka bërë një autogol të madh
Kurti takoi nënkryetaret e Mitrovicës së Veriut, Zveçanit dhe Leposaviqit, flasin për regjistrimin e popullsisë
Fillon fushata për zgjedhjet kuvendare, elektrizohet skena politike në Maqedoninë e Veriut
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi