Ndeshja nisi me një tempo të ulët por që Gjilani në pjesën e parë kishte raste më të mira shënimi.

Lirian Ferati dhe Besart Morina kishin raste të mira në pjesën e parë për Gjilanin, por portieri i gjakovarëve Altik Muhaxhiri ishte në nivel.


Në pjesën e dytë Vëllaznimi u zgjua nga gjumi duke kërkuar golin e shpëtimit por kështu nuk ndodhi, edhe pse kishin raste të mira shënimi nëpërmjet Nikollë Dushit dhe Mevlan Zekës.

Ndeshja u mbyll me rezultat të barabartë 0-0 në kohën e rregullt ndërsa ashtu ndodhi edhe në shtesë ku nuk u shënua asnjë gol i vetëm.

Lojtarët e të dyja skuadrave si duket u pajtuan me fatin që të vendoset gjithçka me penallti dhe më shumë kishte zhagitje të lojës se sa futboll.

Në penallti më të saktë u treguan futbollistët e Gjilanit që shënuan katër herë nëpërmjet Feratit, Jetullahut, Morinës dhe Shalës, ndërkohë gjakovarët shënuan tri herë dhe humbën dy të tjerë.

Bushaj, Dushi dhe Morina shënuan për kuqezinjtë ndërsa Ilir Syla dhe Lorik Rudi ishin të pasaktë. /Telegrafi/

Vëllaznimi

Gjergj Bushaj shënon
Ilir Syla humb
Nikollë Dushi shënon
Albutrint Morina shënon
Lorik Rudi humb

Gjilani

Lirian Ferati shënon
Labinot Jetullahu shënon
Besart Morina shënon
Arbër Shala shënon

Vëllaznimi – Gjilani 0-0 (3-4 pas penalltive)

telegrafi sport app