Fikrie Gagica- Ukelli
Autore e librit “1000 receta për çdo familje”
Përbërësit:
* 100 gr mjedra
* 100 gr pjepër
* 1 nektarinë
* 1 shegë
* 1 mollë
* 3 banane
* 1/5 kg pjeshka
* 50 gr rrush të zi ose qershia
* 2 limona
* 450 ml ujë
* 250 ml kompot pemësh të konservuara
* 30 gr xhelatinë ose 18 fletë xhelatine
* 6 lugë sheqer
Përgatitja:
Qërohen pjeshkat dhe molla, spërkaten me lëng limoni që të mos nxihen dhe vendosen në ujë me sheqer që të ziejnë për 5 min. Në ndërkohë fletët e xhelatinës ulen në ujë të ftohtë për 5 min. pastaj kullohen dhe në lëngun e nxehtë, hidhet xhelatina e kulluar duke e përzier gjersa të shkrihet. Shtohet kompoti. Nëse përdoret xhelatinë pluhur, përgatitet sipas udhëzimit në qeskë.
Bananet qërohen, priten në rrathë dhe spërkaten me lëng limoni. Në enë kuglofi ose tjetër të thellë, vendosen radhazi të gjitha pemët. Mbi pemë derdhet lëngu i vakët me xhelatinë dhe ena futet në frigorifer për disa orë ose gjatë tërë natës në mënyrë që të mpikset xhelatina. Në çastin kur shërbehet, ena futet në ujë të nxehtë për 1-2 sekonda dhe përmbyset në pjatë të cekët më të madhe. Pritet sikurse tortë dhe mund të shërbehet me ajkë të rrahur./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Në vitin 2017 punonte në ndërtimtari, ndërsa tani ftohet nga Kroacia për në Euro 2024: Kush është Marco Pasalic
I akuzuari: Bashkë me familjen kam mbi 10 milionë euro pasuri, s’kam pasur nevojë të pastroj para
Spahiu: Në shtator nis seria e vrasjeve hakmarrëse të kriminelëve, porosi nga Dubai
Aksioni i Policisë në veri, u konfiskuan rreth 75 milionë dinarë, 1.6 milion euro, dollarë e franga
Gjyqtari përdori një rregull që pak kush e njeh në boks gjatë humbjes së Furyt nga Usyk
Shtëpia e Bardhë: Presidenti iranian 'kishte gjak në duart e tij'