Këngëtarja britanike, Ellie Goulding, këngën e saj më të re “On My Mind” e ka dhënë premierë në festivalin e “Apple Music”.

Me energjinë e saj, 28-vjeçarja elektrizoi publikun në “CamdenRoundhouse”, transmeton Koha.net. Ajo në këtë skenë u tha fansave se ishte një ndjenjë e veçantë që ishte kthyer përsëri në Londër.


Ylli i hitit “Love Me Like You Do” festivalin e hapi me këngën “Outside” që e ka në bashkëpunim me Calvin Harris, për të vazhduar më pas me “Goodness Gracious” dhe “Starry Eyed”, raporton Nme.

Më pas, Goulding i befasoi fansat duke kënduar për herë të parë këngën “On My Mind” që u prit mjaft mirë nga publiku.