Pellegrini: Ndeshja kundër Chelseat, pika e jonë e kthesës

Menaxheri i “qytetarëve”, Manuel Pellegrini, ka thënë se skuadra e tij është gati për përballjen me Hull Cityn, madje sipas tij, edhe Samir Nasri kthehet pas lëndimit të pësuar ditë më parë.
Tekniku kilian thotë se loja kundër Chelseat ka qenë pika kthyese e Cityt.
“Ne nuk kemi asnjë lojtar të lënduar, të gjithë janë në dispozicion për ndeshjen kundër Hull Cityt. Nasri? Është një lojtar i rëndësishëm për ne, por kjo nuk do të thotë se ne duhet të fitojmë vetëm për shkak se ai është në fushë”, ka thënë Pellegrini.
“Unë mendoj se loja kundër Chelseat ishte pika jonë e kthesës”, tha ai.
Pellegrini shpreson se skuadra e tij do të marr pikët e plota në duelin e radhës. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
07/02/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate















































