LAJMI I FUNDIT:

Peleshi: Shqipëria, e angazhuar në ndihmë të popullit ukrainas

Peleshi: Shqipëria, e angazhuar në ndihmë të popullit ukrainas

Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Niko Peleshi përkujtoi sot Ditën Ndërkombëtare të Paqes.

Në një njoftim në rrjete sociale, Peleshi u shpreh se paqja është sot më e kërcënuar se kurrë për shkak të agresionit rus ndaj Ukrainës.


Peleshi shtoi se, Shqipëria mbetet e angazhuar së bashku me aleatët në ndihmë të popullit ukrainas.

“Dita Ndërkombëtare e Paqes duhet të shënojë një ngjarje të veçantë për të gjithë botën, por sot ajo është më e kërcënuar se kurrë për shkak të agresionit rus ndaj Ukrainës. Shqipëria mbetet e angazhuar së bashku me aleatët në ndihmë të popullit ukrainas, i cili është në të drejtën e tij të rivendosë pikërisht atë, për të cilën duhet të festonim sot; paqen”, theksoi Peleshi në një postim në rrjetet sociale.

Dita Ndërkombëtare e Paqes është themeluar nga Kombet e Bashkuara. Ajo shënohet nga qindra miliona njerëz dhe mijëra organizata më 21 shtator të çdo viti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Po kërkoheshin nga Interpoli – policia në Ferizaj sekuestron katër vetura me targa franceze

Po kërkoheshin nga Interpoli – policia në Ferizaj sekuestron katër vetura me targa franceze

Kronika e Zezë
Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Politikë
Kalo në kategori