LAJMI I FUNDIT:

Peles nuk i pëlqente pseudonimi i tij dhe donte të njihej me emrin e tij të vërtetë

Peles nuk i pëlqente pseudonimi i tij dhe donte të njihej me emrin e tij të vërtetë

Pele nuk ishte fansi më i madh i pseudonimit të tij dhe në vend të kësaj donte të njihej me emrin e tij të vërtetë në fillim të karrierës së tij.

Ikona e Brazilit, i cili vdiq në moshën 82-vjeçare të enjten, është një nga sportistët më të njohur në planet dhe konsiderohet si njëri nga futbollistët më të mëdhenj që ka jetuar ndonjëherë.


Ai njihet në botë me pseudonimin e tij Pele, por nuk është emri aktual i tre herë fituesit të Kupës së Botës.

Në mënyrë tronditëse, Pele deklaroi se më mirë do të ishte po që se do njihesh si superyll me emrin e tij të vërtetë.

Emri i tij zyrtar është Edson Arantes do Nascimento, siç u lexua në vitin 2013 kur mori Çmimin e Nderit për Topin e Artë.

Është i ngjashëm me emrin e shpikësit amerikan Thomas Edison, i cili ishte truri pas kamerave filmike, fotografive dhe llambës së dritës.

Pele e vlerësoi punën e tij dhe e quajti Edison ‘të rëndësishëm’ gjatë një interviste për Tuttosport. Ai tha me shaka se kontributet e Edisonit meritojnë të mbahen mend më shumë se sa ai si Pele.

“Kam pasur një fëmijëri të lumtur. Unë quhem Edson, më pas filluan të më thërrisnin Pele”, deklaroi fillimisht ish-sulmuesi i Santos.

“Nuk më pëlqeu, fillova të grindesha me të gjithë. Isha një fans i Thomas Edison. Çfarë është Pele? Thomas Edison është i rëndësishëm!”, përfundoi Pele. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

La Liga
I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

Bundesliga
Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë

Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë

La Liga
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Ligat tjera
Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord

Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord

La Liga
Kalo në kategori