LAJMI I FUNDIT:

Pejë, një person i dehur godet veturën e Policisë

Pejë, një person i dehur godet veturën e Policisë

Një person në gjendje të dehur ka goditur mbrëmë veturën zyrtare të Policisë në Pejë.

Rasti ka ndodhur rreth orës 20:30.


“Është arrestuar vozitësi mashkull kosovar pasi që në gjendje të dehur nuk u është ndalur zyrtarëve policor poashtu ka goditur veturën zyrtare të policisë”, thuhet në raport.

Më tej, Policia bën të ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndalur deri në këndellje për zhvillim të procedurave të mëtejme. /Telegrafi/