LAJMI I FUNDIT:

Peja do të mënjanojë ujërat e zeza (Video)

Peja do të mënjanojë ujërat e zeza (Video)

Në një afat maksimal prej dy vjetësh, qyteti i Pejës, do ta zgjidhë përfundimisht problemin me ujërat e zeza, e në mënyrë indirekte do të bëjë edhe mbrojtjen e lumenjve.

Kjo marrëveshje është nënshkruar në mes të Komunës së Pejës, Kompanisë “Hidro-drini” si partner lokal ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës, dhe qeverive Gjermane e Zvicerane të cilat në fakt do të bartin barrën kryesore.


Ministri i Financave, Avdullah Hoti, ka thënë, se shuma në total e këtij projekti kap vlerën deri në 25 milionë euro, dhe do të përfundojë në afatin e paraparë.

Për kryetarin e Komunës, Gazmend Muhaxheri ky është njëri ndër projektet më të mëdha në 35 vitet e fundit i cili do të kontribuojë në ruajtjen e ambientit.

Në emër të Qeverisë Federale të Gjermanisë, foli drejtori për Evropën Juglindore Christoph Tiskens sipas të cilit mungesa me furnizim me ujë është problem në tërë Kosovën , dhe që po mundohen që ta eliminojnë.

Sipas ekspertëve, uji që do të pastrohet më pastaj do të derdhet në Lumin e Bardhë, dhe do të jetë i pastër rreth 90 për qind. /Telegrafi/