LAJMI I FUNDIT:

Peja spektakolare, ia zbardh fytyrën basketbollit tonë në hapje të Ligës Ballkanike (Foto)

Peja spektakolare, ia zbardh fytyrën basketbollit tonë në hapje të Ligës Ballkanike (Foto)

KB Peja ka shfaqur performancë fenomenale në takimin e parë të Grupit B të Ligës Ballkanike, që klubi kosovar zhvilloi ndaj maqedonasve të Feni Industries. Pejanët fituan në Karagaç me rezultat 82-73.

Rreth dy mijë shikues ishin mbledhur në palestrën Karagaçi për këtë duel të mesjavës ku Peja filloi sezonin në Ligën Ballkanike, e ku u krijua një atmosferë impozante.


Peja e ri organizuar dhe me ekip më të fortë se kurrë më parë, ishte edhe favorite për këtë takim.

Megjithatë, pejanët nuk e patën lehtë, por falë një paraqitje të jashtëzakonshme në sulm dhe stabilitetit në mbrojtje, arriti që të vulosë fitoren e parë në Ligën Ballkanike.

Trajneri i Pejës, Aleksandar Todorov, urdhëroi lojë me “pick and roll” jashtë trapezit në sulm, duke kërkuar Alban Veselin dhe duke hapur “shooterët” tjerë të gatshëm për të goditur në perimetër.
Trajneri i Pejës, Aleksandar Todorov, urdhëroi lojë me “pick and roll” jashtë trapezit në sulm, duke kërkuar Alban Veselin dhe duke hapur “shooterët” tjerë të gatshëm për të goditur në perimetër (vija 6.25 për tri pikë).

Çereku i parë ishte i balancuar me të dyja skuadrat që shfaqën mbrojtje të fortë dhe nuk po gjenin lehtë koshat, ani pse Peja e përfundoi me epërsi këtë fraksion, ashtu sikurse tri fraksionet tjera të lojës.

Megjithatë, diferenca u thellua në çerekun e dytë, kur pejanët u treguan më precizë dhe arritën që të thellojnë epërsinë në fund të pjesës së parë në plot tetë pikë. Epërsi solide kjo ndaj skuadrës mjaft të fortë të Fenit, e cila me anë të depërtimeve dhe pikëve nën kosh po tentonte të gjente rikthimin.

Në çerekun e tretë vazhdoi spektakli i pejanëve para publikut vendas, ku Lamarcus Reed me plot tri ngulitje spektakolare “posterizoi” kundërshtarët të cilët edhe pasi e trefishonin nuk arritën as se si që ta ndalnin superlojtarin pejan, teksa nga ana tjetër Feni vazhdoi me depërtime dhe pikë të vështira nën kosh.

Trajneri pejan kërkoi rritjen e koncentrimit dhe mos lejimin e pikëve në trapez të mysafirëve, ndonëse Pavic me prezencën fizike bëri të pamundurën për të rikthyer skuadrën e tij në lojë.

Lamarcus Reed mori komplimente nga tekniku pejan, teksa Nuhanovic shprehu pakënaqësi për zëvëndësimet e shpeshta!
Lamarcus Reed mori komplimente nga tekniku pejan, teksa Nuhanovic shprehu pakënaqësi për zëvëndësimet e shpeshta!

Sidoqoftë, në çerekun e katërt ndikoi saktësia e Pejës në fazën ofensive, ku Mirza Ahmetbasic dhe Lamarcus Reed shënonin pikë vendimtare për skuadrën pejane.

Tekniku Todorov udhëzoi lojtarët e Pejës që të luajnë aksione të plota 24 sekondëshe me “pick and roll” në perimetër, me çka do të krijohej hapësirë për Alban Veselin, që nëse nuk mund të shënonte vet të gjente bashklojtarët jasht perimetrit, taktikë kjo që funksionoi dhe ku Peja gjente opsionet lehtë për shënim, shkruan Telegrafi.

Më i miri i këtij takimi ishte Mirza Ahmetbasic me 21 pikë, tri treshe të realizuara dhe katër asistime, teksa u pasua nga spektakolari Lamarcus Reed i cili realizoi 19 pikë, pesë kërcime dhe katër asistime, pa harruar Alban Veselin i cili kontribuoi me 18 pikë dhe tri kërcime në këtë takim.

Për Fenin më i miri ishte Nikolovski me double-double prej 13 pikë dhe 10 kërcime, pasuar nga Ceshkovic me 18 pikë.

Kjo është fitorja e parë e Pejës në Ligën Ballkanike në Grupin B, i cili është edhe më i vështiri në garën rajonale të basketbollit.

Peja me fitoren e dytë këtë sezon do të përpiqet që ta vazhdojë ecurinë pozitive të shtunën në Karagaç ndaj kampiones Sigal Prishtinës, e cila nuk di për fitore pas dy ndeshjeve të para këtë sezon.

STATISTIKAT

peja 2 peja 3

peja 1

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Ndërkombëtare
Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Liga e Kampionëve
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Ndërkombëtare
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Kalo në kategori