LAJMI I FUNDIT:

Peja sonte nis fazën e dytë të Ligës Balkanike

Peja sonte nis fazën e dytë të Ligës Balkanike

Derisa skuadrat tjera të katërshes së madhe të basketbollit kosovar nuk kanë arritur të sigurojnë fazën e dytë të Ligës Ballkanike (BIBL) dhe do t’i përcjellin ndeshjet nga interneti, Peja ka udhëtuar dje në Tivat të Malit të Zi për ndeshjen e parë të fazës së dytë.

Verdhezinjtë takohen me Teodon sonte në kuadër të xhiros së parë të fazës së dytë të garave të BIBL. Peja ka hyrë në Grupin D të BIBL dhe ka të bartur bilancin 1-1 pasi që ka zhvilluar ndeshjet me Karpos Sokolin në fazë të parë.


Teodoja në anën tjetër është në Grupin D, por ka bilanc 0-2 të bartur dhe i duhet patjetër fitorja për të shpresuar në garat e mëtutjeshme të BIBL.

Me një fitore sonte, Peja do të bënte hap të madh për kalim të kësaj faze. Njejtë ka potencuar edhe trajneri Aleksandar Todorov, që pritet t’i bashkohet sot ekipit.

Ndeshja nis në ora 18e30 në palestrën Zhupa të Tivatit sonte, ndërsa ndeshjen e referon treshja: Haris Bijedic, Ivan Milicevic dhe Ervin Koci, transmeton borozani.

Peja është ekipi i vetëm nga Kosova që ka siguruar fazën e dytë të BIBL për këtë stinor. Sigal Prishtina, kampione në fuqi, Bashkimi dhe Trepça debutuese, janë eliminuar që në fazë të parë të garave. Peja fitoi Grupin B të BIBL duke lënë pas ekipe si Feni Industries, Sutjeska, Karpos Sokoli, Trepça dhe Tirana (dy të fundit u eliminuan nga garat e mëtutjeshme).

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

La Liga
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Boks
“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

La Liga
Kalo në kategori