Peja shumë e madhe për Besën

Në ndeshjen që u zhvillua sonte në palestrën ‘Karagaçi’, dy ekipet pejanë zhvilluan një ndeshje të bukur për tifozët e pranishëm.
Peja nuk pati ndonjë vështirësi kundër rivalit lokal, Besës, teksa e fitoi me shumë lehtësi cdo çerek të lojës dhe në fund e mbylli ndeshjen me 23 pikë epërsi, 102-79.
Në këtë ndeshje përsëri shkëlqeu Samir Shaptahoviq me 22 pikë, 7 kërcime dhe 4 asistime, teksa edhe pesë lojtarë tjerë shtuan pikë dyshifrore (Hajrizi 21, Simovic 15, Shima 14, Mocnik 10, Hajdari 10).
Te Besa të gjithë lojtarët e pesëshes standarde shënuan pikë dyshifrore, teksa u dallua dyshja vendore e përbërë nga Arian Qallaku me 20 pikë dhe Beq Kovaqi me 17 sosh.
Pas kësaj fitoreje, Peja mbetet në pozitën e dytë në tabelë me 15 pikë, një më pak se Prishtina, të cilën do ta presë xhiron e ardhshme në Pejë. /Telegrafi/
Rezultatet e javës së 8-të në Superligë:
Sigal Prishtina : Vëllaznimi 83-76
Trepça : Kastrioti 98-73
Kosova e Re Bashkimi : Golden Eagle Ylli 76-65
Besa : Peja 79-102



















































