LAJMI I FUNDIT:

Peja mposht Ponte Prizrenin, kualifikohet në gjysmëfinale

Peja mposht Ponte Prizrenin, kualifikohet në gjysmëfinale

Peja e ka mundur Ponte Prizrenin me rezultat 97:86 (19:13, 33:21, 25:24, 20:28) në ndeshjen e parë çerekfinale në Oso Termosistem Final 8.

Peja e nisi më mirë ndeshjen dhe arriti që të fitojë çerekun e parë me rezultat 19:13. Pejanët ishin më të mirë edhe në periudhën e dytë, duke e fituar 33:21, për të shkuar në pushim me rezultat 52:34. Lojë e barabartë u zhvillua në periodën e tretë (25:24), ku të dy skuadrat ishin të barabarta në fushë. Pejanët ruajtën epërsinë e krijuar, derisa Ponte nuk arrinte të shkrinte epërsinë e Verdhezinjëve.


Epërsia më e madhe e Pejës ishte 22 pikë, 69:47.

Drama ndodhi në periodën e fundit. Prizreni rikthehet fuqishëm dhe arrin të afrojë rezultatin në 87:83. Në fund Peja ishte më e vëmendshme dhe triumfoi me rezultat 97:86.

Te Peja u dalluan Henrik Sirko me 26 pikë e 18 kërcime dhe Nigel Johnson me 26 pikë, kurse te Ponte Prizreni më të mirët në parket ishin Andre Ëolford me 19 pikë e 11 kërcime dhe Urim Zenelaj me 14 pikë e 11 kërcime.

Peja në gjysmëfinale ndeshet me fituesin e ndeshjes Rahoveci-Trepça.

Në trend Sport

Më shumë
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
UEFA “zbuloi” një foto të vjetër: Dy shokët do të kenë një sherr të madh në finalen e Ligës së Kampionëve

UEFA “zbuloi” një foto të vjetër: Dy shokët do të kenë një sherr të madh në finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Granit Xhaka, lojtar i ndeshjes Bayer Leverkusen 2-2 Roma: Statistikat e tij janë fantastike

Granit Xhaka, lojtar i ndeshjes Bayer Leverkusen 2-2 Roma: Statistikat e tij janë fantastike

Liga e Evropës

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve
Lista e 50 klubeve më të vlefshme të futbollit: Man Utd lë pas Real Madridin, ngjiten klubet e MLS

Lista e 50 klubeve më të vlefshme të futbollit: Man Utd lë pas Real Madridin, ngjiten klubet e MLS

Ndërkombëtare
Kroos tronditë tifozët e Real Madridit me lëvizjen e tij pas ndeshjes ndaj Bayern Munichut

Kroos tronditë tifozët e Real Madridit me lëvizjen e tij pas ndeshjes ndaj Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori