Verdhezinjtë do ta kërkojnë fitoren e radhës në Ferizaj, për ta vazhduar ndjekjen e liderit Sigal Prishtina, i cili ka kërkuar që ndeshja derbi e kësaj xhiroje ndaj Trepçës, të shtyhet, për shkak se synon të përgatitet sa më mirë për ndeshjen ndaj Kozuvit, në Ligën Ballkanike.

E kërkesën e bardhekaltërve e ka aprovuar skuadra mitrovicase dhe ndeshja e paraparë të zhvillohet të dielën në orën 17:00, është shtyrë për një termin tjetër, shkruan zëri.


Kosova e Re Bashkimi do ta presë Vëllaznimin në Prizren, duke filluar nga ora 19:00.

Fuqia e tretë e basketbollit kosovar, pret fitore ndaj skuadrës gjakovare. Kurse, Golden Eagle Ylli llogarit në fitore ndaj Besës, në duelin që fillon në orën 19:00

telegrafi sport app