Ndeshja mes Pejës e Bashkimit luhet të shtunën (sot 19:00) në palestrën "Karagaçi" në kuadër të javës së shtatë të ETC Superligës së Kosovës në basketboll.

"Xehetarët" mposhtën Bashkimin me shifrat 70:61. Për Bashkimin kjo ishte humbja e dytë. Gjendet në pozitën e tretë në klasifikim me 10 pikë, sa ka edhe Trepça në vendin e katërt. Peja është e dyta me 11 pikë, një më pak se Sigal Prishtina që prin.

"Vijmë pas një humbjeje që nuk e prisnim. Por shpresojmë të bëjmë lojë të mirë, pasi luajmë kundër një ekipi të mirë. Po ashtu shpresojmë që me kalimin e ndeshjeve të arrijmë formën tonë maksimale si ekip. Shkojmë në Pejë për rezultat pozitiv, por më e rëndësishmja është të dalim në parket dhe të tregojmë një lojë të bukur", ka thënë Hysenagolli, që më herët ka luajtur edhe për Pejën. Ai në ndeshje me Trepçën pati 12 pikë e gjashtë kërcime.

Peja në xhiron e gjashtë ka mposhtur Vëllaznimin në Gjakovë me rezultatin 99:72. Fitore në kampin pejan llogarisin edhe për ndeshje me Bashkimin.

"Jemi favoritë dhe në ndeshje do të futemi maksimalisht të gatshëm. Jemi më të mirë dhe këtë duhet ta shfaqim në parket. Bashkimi ka humbur ndeshjen e fundit, por kjo nuk do të thotë asgjë. Ne do të mundohemi që me lojën tonë, me mbrojtje të fortë, të arrijmë te fitorja", ka thënë Drilon Hajrizi i Pejës. Ai në ndeshje me Vëllaznimin pati 13 pikë, nëntë kërcime e dy asistime.

ETC Superliga - VII

E shtunë
Peja - Kosova e Re Bashkimi (19:00)


E diel
Trepça - Golden Eagle Ylli (17:00)
Besa - Vëllaznimi (18:00)
Sigal Prishtina - Kastrioti (20:00)

1. S. Prishtina 6 12
2. Peja 6 11
3. K. Bashkimi 6 10
4. Trepça 6 10
5. G. Ylli 6 8
6. Vëllaznimi 6 8
7. Besa 6 7
8. Kastrioti 6 6

/Telegrafi/

telegrafi sport app