LAJMI I FUNDIT:

Peci: Ndërhyrja në sistem të pagesave ka mundësuar abuzimin në sektorin e bujqësisë

Peci: Ndërhyrja në sistem të pagesave ka mundësuar abuzimin në sektorin e bujqësisë

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci në një intervistë për Telegrafin ka thënë se ndërhyrja në sistemin e pagesave dhe mos lënia gjurmë ka mundësuar abuzimin në sektorin e bujqësisë.

Peci ka treguar se avancimi i këtij sistemi qëllimisht është lënë i prolonguar, për shkak se sipas tij kjo iu ka lënë mundësinë e abuzimeve.


“Është shumë e rëndësishme të theksohet, se në raportin e Auditorit i kemi 16 vërejtje, ku njëra prej vërejtje është sistemi ku sistemi thjeshtë nuk le gjurmë në procesin e ndryshimit të dokumentacionit. Është rrezikshmëri e lartë dhe për këtë arsye jemi të interesuar ta kemi një sistem të ri që i adreson të gjitha vërejtjet e auditimi. Kjo pjesa, ndërhyrja në sistem dhe mos lënia gjurmë është një prej pikave që ka mundësuar abuzimin në sektorin e bujqësisë”, ka treguar Peci.

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci gjatë një interviste në emisionin “Përballje” në Telegrafi.com

Ai thotë se personi përgjegjës që ka qenë për ekzekutimin e pagesave është në arrest shtëpiak apo paraburgim.

“Personi përgjegjës që ka qenë për ekzekutimin e pagesave është në arrest shtëpiak apo paraburgim. Organet e rendit kanë qenë të interesuara që të mos lejojnë askënd të futet në sistem dhe të bëjnë ndryshimin e të dhënave. Ne jemi në fazën finale për të siguruar një programer për një periudhë tranzitore. Kjo ka me i zhbllokuar edhe 1.5 milionëshin e kontekstit të këtyre vonesave”, thotë ai.

Pronat e uzurpuara të Institutit Bujqësor, Peci: Kemi nisur procedurat për kthimin e tyre në disa komuna
Lexo po ashtu Pronat e uzurpuara të Institutit Bujqësor, Peci: Kemi nisur procedurat për kthimin e tyre në disa komuna

Ministri Peci shpjegon se avancimi i këtij sistemi qëllimisht është lënë i prolonguar.

“Nuk ka tjetër shpjegim veç se avancimi i këtij sistemi qëllimisht është lënë i prolonguar, ka mbet në nivel të dobët të avancimi për shkak se kam përshtypjen se kjo iu ka lënë mundësinë e abuzimeve”, shpjegon Peci.

I pari i bujqësisë në këtë intervistë ka folur edhe për keqpërdorimet me grante e subvencione dhe hapjen e afatit për përkrahjen e fermerëve. /Telegrafi/