LAJMI I FUNDIT:

Pronat e uzurpuara të Institutit Bujqësor, Peci: Kemi nisur procedurat për kthimin e tyre në disa komuna

Pronat e uzurpuara të Institutit Bujqësor, Peci: Kemi nisur procedurat për kthimin e tyre në disa komuna

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci në një intervistë për Telegrafin ka thënë se kanë nisur kthimin e pronave të Institutit Bujqësor të Pejës që janë të uzurpuara.

Peci thekson se është krijuar komisioni për të identifikuar procedurat administrative për kthimin e pronave.


“Instituti Bujqësor në Pejë ka numër të konsiderueshëm të pronave. Për 20 vite ka prona që janë të uzurpuara në zona të rëndësishme, madje edhe në qendër të Prishtinës në rrugën e Fushë Kosovës, të cilat nuk janë adresuar. Vazhdojnë të mbesin të uzurpuara. Kemi krijuar një komision që është duke i identifikuar dhe konsultuar procedurat administrative të njoftimit të të gjithë këtyre akterëve që kanë qenë të involvuar dhe uzurpator të pronës së shtetit”, thekson Peci.

Ai tregon se kanë filluar procedurat penale ndaj të gjithë akterëve që kanë qenë të involvuar në uzurpimin e këtyre pronave.

Ministri Peci: Niveli i keqpërdorimeve ka qenë më i madh në grante se subvencione
Lexo po ashtu Ministri Peci: Niveli i keqpërdorimeve ka qenë më i madh në grante se subvencione

“Kemi për të adresuar prona me çmime shumë të lira i ka shfrytëzuar astetet e Ministrisë së Bujqësisë. Kemi me filluar me aspekte procedurale deri në ato penale për ta kthyer ligjshmërinë e këtyre pronave”, tha ai.

I pari i sektorit të bujqësisë, në këtë intervistë ka folur edhe për keqpërdorimet me grante dhe subvencione, hapjen e afatit për përkrahjen e fermerëve dhe rolin e Listës “Guxo” në Qeverinë Kurti dhe zgjedhjet lokale të 17 tetorit. /Telegrafi/