Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci në një intervistë në emisionin “Përballje” me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu në Telegrafi.com, ka folur për keqpërdorimet me grante dhe subvencione, hapjen e afatit për përkrahjen e fermerëve dhe kthimin e pronave të uzurpuara të kësaj ministrie.
Peci duke folur për keqpërdorimet në përkrahjen e fermerëve nga kjo ministri dhe skandalet e arrestimeve të disa zyrtarëve , ka thënë se niveli i keqpërdorimeve ka qenë më i madh në kategorinë e granteve sesa të subvencioneve.
“Një ditë para se të filloj fushata janë ndarë 10 milionë euro pa disponueshmërinë e mjeteve. Gjatë viteve të fundit në këtë ministri ka pasur skandale të mëdha, sidomos në vitin 2018. Organet e rendit kanë edhe dëshmi në bazë të informacionit që kanë për këto arrestime, për ato biseda, për dakordësime për shifra monetare që i kanë ndarë. Niveli i keqpërdorimeve është më i madh në kategorinë e granteve sesa të subvencioneve”, thekson Peci.
Ai tregon se drejtimin e Ministrisë së Bujqësisë e ka marr me 40 milionë euro borxhe, duke i përfshirë edhe nga Programi për Rimëkëmbjen Ekonomike nga pandemia COVID-19.
“Subvencionet nuk munden të hyjnë në borxhe. Pagesat mund të realizohen brenda vitit fiskal. Efekti në ekonomi nga subvencionohet nuk vërehet dhe është dallim i madh me investimet dhe projektet zhvillimore. Ministrinë e Bujqësisë e kam marr me 40 milionë euro borxhe. Këto janë në kategorinë e subvencioneve të viteve 2018, 2019 dhe 2020. Borxhe ka pasur edhe nga Programi për Rimëkëmbjen Ekonomike, ku qeveria paraprake ka marr vendim që të dyfishoj subvencionet”, tregon ai.
I pari i bujqësisë shprehet se arrestimet e rastit “Subvencionet” ka dëmtuar imazhin e sektorit të bujqësisë.
“Fatkeqësisht kjo ka ndikuar në imazhin e institucionit. Ky imazh e ka dëmtuar shumë sektorin e bujqësisë. Kosova është vendi i fundit i rajonit që nuk i ka plotësuar kriteret IPARD për të pasur qasje në fondet e IPA-së. Vendet e tjera, për dy vite i kanë fituar 100 milionë euro nga fondet e IPA-së. Nëse flasim për rastet kur një fermer i ka pasur 2 ose 3 hektarë grurë dhe në afërsi të asaj sipërfaqe 20 hektarë pyje ose mal dhe të gjitha ato parcela janë llogaritur si grurë”, shprehet Peci.
Në këtë intervistë, ai ka folur edhe për gjendjen në bujqësi, ligjet që do të procedohen në Qeveri për këtë sektor si dhe për rolin e Listës “Guxo” në Qeverinë Kurti dhe zgjedhjet lokale të 17 tetorit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMurati: 300 milionë euro është vlera e marrëveshjeve ndërkombëtare që po presin ratifikimin në Kuvend
Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”
Në mesin e 25 shteteve konkurruese "Zgatar Electronics" fiton çmimin si “Kompania me rritje më të madhe”
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën