LAJMI I FUNDIT:

Pecas: Nuk është në interesin tonë të jemi kundër fillimit të negociatave me Maqedoninë e Veriut

Pecas: Nuk është në interesin tonë të jemi kundër fillimit të negociatave me Maqedoninë e Veriut

“Fillimi i procesit nuk është diçka për çka kemi interes që të jemi kundër. Duhet t’i mbrojmë interesat tona dhe të japim betejë të rëndë gjatë negociatave”, thotë ministri dhe zëdhënës i qeverisë greke, Stelios Pecas në një intervistë për televizionin grek ERT, lidhur me atë nëse ata do të pajtohen për fillimin e negociatave aderuese të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian.

Pecas, në intervistën e tij të parë pas formimit të qeverisë së Demokracisë së Re, në pjesën për vendin tonë dhe Marrëveshjen e Prespës thotë se ata do të fokusohen në uljen e pasova negative të marrëveshjes, përmes fushatës për promovim të Maqedonisë greke dhe mbrojtjen e brendit Maqedonia dhe mbrojtjen e interesave greke kur do të hapen kapitujt në negociatat e Shkupit me Brukselin.

Zëdhënësi i Qeverisë greke theksoi se ata si në opozitë kanë bërë gjithçka që të mos nënshkruhet Marrëveshja e Prespës.

“Kemi bërë gjithçka që të mos ratifikohet, për fat të keq qeveria paraprake e ratifikoi këtë marrëveshje. E dimë se është shumë vështirë, që këto marrëveshje, të cilat e obligojnë vendin, të ndryshojnë ose të anulohen. Ajo që duhet ta bëjmë në këtë kornizë që tani më është krijuar është që t’i ulim pasojat negative dhe këtë do të tentojmë ta bëjmë në dy nivele. Së pari, siç kemi thënë, me fillimin e fushatës në tërë botën për Maqedoni të vërtetë, Maqedonia jonë ta ketë njohjen e nevojshme në tërë botën”, thotë Pecas.

Ai sqaroi se në të njëjtën kohë do të duhet ta theksojnë dhe ta promovojnë trashëgiminë kulturore të Maqedonisë greke, por edhe t’i mbrojnë interesat kombëtare në BE.

“Një element tjetër bazë është mbrojtja e nivelit të BE-së se interesat e vendit tonë do të jenë të kënaqshme, kur do të hapen ose do të mbyllen kapitujt në negociatat e vendit fqinj me Bashkimin Evropian. Dhe prandaj çdoherë do të jemi atje dhe asnjëherë nuk do ta braktisim madje edhe të drejtën e vetos kur do të duhet të jenë të kënaqshme interesat tona”, sqaroi zëdhënësi i qeverisë greke.

Në pyetjen nëse ata do të dakordohen me fillimin e negociatave aderuese, Pecas tha se “fillimi i procesit nuk është diçka për të cilën është në interes të vendit që jemi kundër”, duke sqaruar se beteja e vështirë do të zhvillohet gjatë negociatave.

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Elfije Boletini
Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Jehona Hulaj
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori