LAJMI I FUNDIT:

PDK: Kurti ka agjendë të fshehtë për veriun

PDK: Kurti ka agjendë të fshehtë për veriun

Abelard Tahiri, shef i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës tha sot në një konferencë për media se kryeministri i vendit, Albin Kurti ka një plan për veriun fatkeqësisht por nuk po e bën të ditur as me përfaqësuesit e qytetarëve në Kuvend.

Ai në një konferencë për media tha se çështje po dëshmohet edhe me vendimin e ZRRE-së, e që sipas tij çmimi nuk duhet të ndahet në baza etnike.


“…Kjo është e dëmshme, këtu ka një agjendë që po mbahet fshehtë në raport me qytetarët dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës”, ka thënë ai.

Sipas tij, nuk mund të vazhdohet me vendime të tilla skandaloze.

Tahiri më tej tha se po shihet tashmë që ka edhe një fluks masiv të largimit të njerëzve nga Kosova.

“Dhjetorin e kaluar vetëm në një ambasadë i patëm 50 mijë aplikime për vizë, në janar 48 mijë që duan mu largu… Vendimi i sotëm i ZRRE-së për shtrenjtimin e energjisë vetëm sa do t’i rrit kërkesat dhe  ambiciet e qytetarëve për ta lëshuar Kosovën”, tha ai.

Tahiri shtoi se vendimi i sotëm i ZRRE për shtrenjtimin e energjisë elektrike po e bën edhe më të papërballueshme jetesën në Kosovë, dhe do të ndikoj në rritjen e numrit të qytetarëve që duan të largohen nga vendi si pasojë e gjendjes së rëndë ekonomike.

Andaj, ai tha se PDK me këmbëngulësi kërkon shkarkimin e bordit të ZRRE-së.

“Ne besojmë që ky bord duhet të shkarkohet sepse janë njerëz të paaftë të cilët po e marrin në qafë jetën e qytetarëve tanë, po e rëndojnë jashtë mase jetën qytetarëve tanë.

Së bashku me partitë tjera opozitare LDK dhe AAK padyshim që do të ftojmë një seancë të jashtëzakonshme me të cilën do të kërkojmë të votohet një rezolutë, e cila i kërkon ZRRE-së ta anulojë këtë vendim skandaloz për shtrenjtimin e energjisë. Po ashtu, në ditët në vijim do të bëjmë kundërshtimin e këtij vendimi  në rast se nuk anulohet përmes institucioneve gjyqësore në vendin tonë”, theksoi Tahiri.

Ndryshe, sot në mungesë të kuorumit nuk ka kaluar mocioni procedural i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për të diskutuar lidhur me vendimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për tarifat e reja të rrymës.

Pas kësaj ka bërë që PDK dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ta lëshojnë sallën e Kuvendit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kalo në kategori