LAJMI I FUNDIT:

Pavlina Mani: Artistët që kërkuan objekt të ri teatri, kanë falsifikuar nënshkrimin e Pirro Manit

Pavlina Mani: Artistët që kërkuan objekt të ri teatri, kanë falsifikuar nënshkrimin e Pirro Manit

Një ditë më parë një letër e firmosur nga 65 artistë i drejtohej krerëve të shtetit për një Teatër të ri Kombëtar, e mes tyre ishte edhe emri i regjisorit të mirënjohur Pirro Mani, por për bashkëshorten e tij, aktoren Pavlina Mani, ky është një falsifikim i nënshkrimit të tij.

Në në një prononcim për “Shekulli” ajo thotë se i shoqi nuk ka vënë asnjë firmë, e as është shprehur për shembje teatri, pasi ai ndodhet në SHBA e pasi është në gjendje jo të mirë shëndetësore prej 10 vitesh.


“Pirro Mani ka rreth dhjetë vjet që s’ka lëvizur nga Amerika, e çfarë firme mund të ketë vënë ai, në qoftë se ai është këtu në Amerikë. Lëreni të qetë se është në fund të viteve të jetës së vet, është i sëmurë. Ne nuk merremi me këto gjëra, atje në plan të parë, nuk është fare çështja tek ndërtimi i Teatrit, atje bëhet luftë politike dhe ne jemi kundër politikës, me asnjë parti nuk jemi. Si Pirro, si unë! Ne jemi artistë, nuk jemi politikanë! Edhe përderisa në këtë punë ka futur hundët politika, ne nuk prononcohemi për asnjë gjë. Ne nuk jemi as për prishjen e Teatrit. Ne jemi për teatër, të ekzistojë teatri, të ekzistojë dhe një teatër i ri, një godinë e re, të ekzistojnë 2-3 teatro për Tiranën, se e meriton ai vend të ketë teatro siç ka e gjithë bota”.