LAJMI I FUNDIT:

Pavle Trajanov propozon referendum edhe për amnisti

Pavle Trajanov propozon referendum edhe për amnisti

Duke pasur parasysh kërkesat e shpeshta të OBRM-PDUKM-së për ndryshimin ose shfuqizimin e anëtarëve nga Kodi Zgjedhor, me të cilën partia përpiqet për amnisti direkt dhe indirekt dhe me këtë kushtëzohet zgjedhja e KSHZ-së dhe referendumit. Lideri i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov, propozon zgjidhje e cila do ta zhbllokon procesin, shkruan Deutsche Welle.

“Për të qenë i suksesshëm referendumi i ardhshëm që ka të bëjë me integrimet në NATO dhe BE, propozoj që të pranohet propozimi për amnistinë e kriminelëve, me një pyetje plotësuese në referendum: “A jeni për amnisti të funksionarëve të cilët e kanë vjedhur Maqedoninë?”. Me një pyetje të tillë garantohet edhe dalja e suksesshme në referendum”, ironizon Trajanov. /Telegrafi/