LAJMI I FUNDIT:

Patenta e Samsung zbulon Galaxy S11 potencial me ekran të zgjerueshëm (FOTO)

Patenta e Samsung zbulon Galaxy S11 potencial me ekran të zgjerueshëm (FOTO)

Samsung Electronics paraqiti një patentë të re në fund të vitit 2018 për një “telefon Galaxy me ekran të zgjerueshëm” në KIPO (Zyra e Pronës Inteligjente Koreane), dhe pas shumë muajsh, më në fund u publikua  më 24 qershor 2019.

Në këtë aplikim patentash, ekzistojnë katërmbëdhjetë skica ku mund të shihet një telefon i ngjashëm me Galaxy, por ndryshe nga paraardhësit e tij, ky ekran mund të zgjatë gjerësinë e telefonit, pas së cilës sipërfaqja e ekranit rritet rreth 50%.

Në pjesën e përparme ekziston një sistem i kamerës me dizajn të rrumbullaktë, që është e pozicionuar drejtë në mes dhe nuk do ta pengojë ekranin e zgjeruar sepse mund të zhvendoset në të djathtë. 

Në anën e pasme ju do të gjeni një sistem kamerash në këndin e sipërm të djathtë. 

Për fat të keq, ende nuk ka detaje për llojin e procesorit ose memorien që mund të prisni, por jeni të sigurtë që Samsung ka shumë të ngjarë të zgjedhë hardware-in premium nëse pajisja shkon në prodhim. /Telegrafi/