LAJMI I FUNDIT:

Pasuria e ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj – kredi prej 175 mijë euro për shtëpi dhe veturë prej 2 mijë euro pasuri

Pasuria e ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj – kredi prej 175 mijë euro për shtëpi dhe veturë prej 2 mijë euro pasuri

Agjencia Kundër Korrupsionit nga sot ka filluar publikimin e regjistrave të deklarimit të pasurisë për zyrtarët e lartë publik për vitin 2021.

Sipas deklarimit, përcjell Telegrafi, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj thotë se ka kredi prej 175 mijë euro në emër të blerjes së shtëpisë.

Ndërsa, në formularë të AKK-së, ai thotë se posedon veturë Citroën në vlerë prej 2 mijë euro në emër të bashkëshortes.

Ministri Mehaj thotë se ka mbi 900 mijë euro pasuri të paluajtshme, që janë edhe të trashëguara.

Për sa i përket kursimeve, ai thotë se ka 10 mijë euro në emër të tij, 12 mijë euro në emër të fëmijëve dhe 1,700 euro në emër të bashkëshortes.

Kjo është pasuria e ministrave të Qeverisë Kurti 2
Lexo po ashtu Kjo është pasuria e ministrave të Qeverisë Kurti 2

Paga vjetore, Mehaj ka deklaruar se ka marr 30 mijë euro nga Armata e Norvegjisë, ndërsa rreth 14 mijë euro nga ana e Qeverisë së Kosovës. /Telegrafi/