LAJMI I FUNDIT:

Pasuria e kampionit të UFC-së, Stipe Miocic dhe përfitimet nga meçet me Daniel Cormier

Pasuria e kampionit të UFC-së, Stipe Miocic dhe përfitimet nga meçet me Daniel Cormier
Stipe Miocic (Foto: Sam Wasson/Getty Images/Guliver)

Stipe Miocic e vuri në lojë titullin e UFC-së në kategorinë e peshave të rënda në kuadër të evenimentit ‘UFC 252’, kundër rivalit Daniel Cormier, por sa është pasuria e yllit të MMA?

Përfitimet e 38-vjeçarit kanë qenë në rritje të vazhdueshme me kalimin e viteve, ndërsa së fundmi e mbrojti titullin në duelin e trilogjisë kundër amerikanit 41 vjeçar.


Miocic e humbi titullin ndaj Cormier në vitin 2018, ndërsa një vit më pas e riktheu atë. Ai e ka mbrojtur sërish, ndërsa humbja ndaj Daniel ka qenë e vetmja në nëntë meçe (që nga viti 2014).

(Foto: Jeff Bottari/Zuffa LLC via Getty Images/Guliver)
Miocic mposht Cormierin dhe konfirmohet më i madhi i peshave të rënda në UFC
Lexo po ashtu Miocic mposht Cormierin dhe konfirmohet më i madhi i peshave të rënda në UFC

Pasuria e Stipe Miocic

(Foto: Joe Scarnici/Getty Images/Guliver)

Sipas Celebrity Net Worth, pasuria e yllit amerikan me origjinë kroate para duelit të trilogjisë ka qenë katër milionë dollarë (3.4 milionë euro), kurse nga meçi i fundit fitoi rreth 750.000 dollarë (635.000 euro).

Ai ka një rekord prej 20-3 në rangjet profesionale të arteve të përziera marciale. Në debutimin e tij në vitin 2011 kishte përfituar 12.000 dollarë pas fitores ndaj Joey Beltran.

Me rritjen e statusit të tij brenda UFC-së, u rritën edhe të hyrat. Në secilin prej pesë meçeve të fundit, Miocic ka përfituar nga 600.000 dollarë (508.000 euro).

(Foto: Sam Wasson/Getty Images/Guliver)

Dy duelet e para ndaj Cormier i kanë sjellë përfitime në kombinim prej 1.5 milion dollarësh (1.3 milion euro).

Ndërkaq, në duelin e trilogjisë, Stipe fitoi 750.000 dollarë (635.000 euro), kurse Daniel përfitoi 500.000 dollarë (423.000 euro).

Të hyrat e Miocic njëherësh janë rritur përmes marrëveshjeve sponsorizuese, si edhe përfitime nga abonimet për shikimet e meçeve.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Liga e Kampionëve
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Ligat tjera
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit  - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori