LAJMI I FUNDIT:

I pastrehu qëndroi dy orë e gjysmë në shi, që t’ia ruaj çantën me para një gruaje që e kishte lënë në veturën me dritare të hapur

I pastrehu qëndroi dy orë e gjysmë në shi, që t’ia ruaj çantën me para një gruaje që e kishte lënë në veturën me dritare të hapur

Një burrë i pastrehë ka qëndruar për plot dy orë e gjysmë në shi, vetëm dhe vetëm që të sigurohet se çanta e një personi të panjohur me 450 funte të mos vidhet.

James John McGeown kishte parë një çantë në karrigen e parë të një veture të parkuar patra gjykatës në Glasgow, që kishte njërën dritare të hapur, transmeton Telegrafi.


Kështu McGeown qëndroi për plot dy orë e gjysmë në këmbë, ku më pas vendosi ta hap derën dhe ta merr çantën brenda të cilës ishin 450 funte.

Dhe për t’u siguruar që askush nuk do ta vjedh, ai e dorëzoi në zyrën e një avokati që gjendej pranë objektit të gjykatës.

Kur pronari i veturës, John McMonagle u kthye tek vetura me kolegen Alyshia Orford, ai gjeti një letër në fshesat e xhamit në të cilën shkruante se çanta është lënë në zyrën e një avokati. Raportohet se çanta i takonte koleges së tij Alyshia.

McMonagle ka lavdëruar të pastrehun për veprimin e tij human, dhe kështu ka filluar një kampanjë përmes të cilës shpreson t’i grumbulloj 5 mijë funte për të, në shenjë mirënjohje.

“Jemi duke mbledhur para për James John McGeown dhe të pastrehët e tjerë në Glasgow dhe Clydebank. Jam i habitur se si as edhe një kacidhe nuk e kishte marrë nga çanta. Ai sot fle në rrugë kur ka mundur t’i vjedh paratë dhe me atë të bëjë një javë luksoze, por ai këtë nuk e ka bërë sepse ka një zemër të madhe”, ka deklaruar ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Arrihet pajtueshmëri për tekstin përfundimtar të rezolutës për Srebrenicën

Arrihet pajtueshmëri për tekstin përfundimtar të rezolutës për Srebrenicën

Bosnja
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Kryeministri sllovak mbetet në gjendje të rëndë, ndërsa i dyshuari për atentatin ndaj tij paraqitet në gjykatë

Kryeministri sllovak mbetet në gjendje të rëndë, ndërsa i dyshuari për atentatin ndaj tij paraqitet në gjykatë

Botë
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa
Si një luaneshë, nëna kolumbiane i dha një goditje 'fluturuese' hajdutit për ta mbrojtur djalin e saj

Si një luaneshë, nëna kolumbiane i dha një goditje 'fluturuese' hajdutit për ta mbrojtur djalin e saj

Amerika Latine
Kalo në kategori