LAJMI I FUNDIT:

I pastrehu ndërtoi një shtëpi në bulevardin e Hollywoodit – policia nuk e largon pasi askujt nuk i pengon

I pastrehu ndërtoi një shtëpi në bulevardin e Hollywoodit – policia nuk e largon pasi askujt nuk i pengon

Një burrë i pastrehë në Los Angeles ka ndërtuar një shtëpi të vogël prej druri me rrota në bulevardin e frekuentuar të Hollywoodit, mes zhgënjimeve me qytetin që i kërkon të heqë çadrën e tij.

Burri, i cili u identifikua vetëm si “Q”, i tha Fox Los Angeles se ndërtoi shtëpinë me rrota duke përdorur drurët që i kishte mbledhur nga kantierët e ndërtimit.


Atij iu ofrua strehim i përkohshëm nga qyteti, por nuk pranoi, duke thënë se preferon një shtëpi të improvizuar sesa një qëndrim të përkohshëm në një hotel, raporton foxnews.

“Kjo më jep një lloj fuqie”, tha ai duke shtuar se “unë nuk mendoj se po e shqetësoj askënd këtu”.

Ai tha se përdor një gjenerator të vendosur në pjesën e jashtme të shtëpisë për energji elektrike.

“Ndihem sikur jam, e dini, një lloj shembulli për njerëzit që janë në situatën time. T’i lë të kuptojnë se vetëm sepse jetoni në rrugë nuk do të thotë se duhet të hiqni dorë nga gjithçka”, tha ai.

Policia i tha Fox Los Angeles se ata nuk mund të bëjnë asgjë për situatën nëse dikush nuk bllokon një trotuar, rrugë aktive ose biznes.

Q tha për gazetën se është nga Midwest, është një veteran i ushtrisë dhe në Los Angeles është tash e tre muaj.

Në qytetin e Los Angelesit, 41,980 persona u klasifikuan si të pastrehë, ndërsa në mbarë qarkun, 69,144 të pastrehë u numëruan, sipas shifrave të publikuara në muajin shtator. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Amerika
SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Më shumë se gjysma e popullsisë së botës rrezikohet nga sëmundjet e përhapura nga mushkonjat, paralajmërojnë ekspertët

Më shumë se gjysma e popullsisë së botës rrezikohet nga sëmundjet e përhapura nga mushkonjat, paralajmërojnë ekspertët

Botë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Kalo në kategori