ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Luftimet më të ashpra që po konsiderohet se po zhvillohen në Ukrainë, mes forcave ukrainase dhe atyre ruse është qyteti i Bakhmutit.

Në këtë vend nuk ka as edhe një objekt që nuk është shkatërruar si pasojë e granatimeve të vazhdueshme, transmeton Telegrafi.


Një video amatore e realizuar nga ushtria ukrainase, shfaq pamjet nga ajo që ka mbetur nga ky qytet që dikur njihej për gjallërinë dhe rininë.

Pas futjes së ukrainasve dhe largimin e rusëve nga një pjesë e këtij qyteti, shihen pasojat e luftës, ku ngjan me shumë me “një qytet fantazmë”.

Aty nuk shihet as edhe një civil apo ndonjë objekt, që të paktën nuk është shkatërruar pjesërisht. E për këtë vend akoma po zhvillohen luftime të ashpra.

Pamjet e publikuara më poshtë tregojnë futjen e ukrainasve si dhe gjendja aktuale e këtij qyteti, të cilin rusët nuk po arrijnë ta mbajnë nën kontroll. /Telegrafi/