LAJMI I FUNDIT:

Pasojat e coronavirusit, Xhamia e Madhe në Mekë plotësisht e zbrazët – punonjësit po dezinfektojnë zonën

Pasojat e coronavirusit, Xhamia e Madhe në Mekë plotësisht e zbrazët – punonjësit po dezinfektojnë zonën

Pjesa qendrore e Xhamisë së Madhe në Mekë është mbyllur plotësisht, kjo pasi punonjësit janë duke dezinfektuar këtë hapësirë me shpresën se do të arrijnë të parandalojnë zgjerimin e coronavirusit.

Fotografitë dhe videot tregojnë hapësirën përreth Kaabas – vendit të shenjtë për myslimanët në mbarë botën, që shihet pa as edhe një njeri përveç punonjësve që po pastrojnë këtë zonë, transmeton Telegrafi.

Arabia Saudite së fundmi ua ka ndaluar besimtarëve myslimanë të kryejnë ritet fetare, nga frika se mund të bartin nga njëri person tek tjetri virusin vdekjeprurës. Ndërkaq sa i përket të huajve, atyre u është ndaluar hyrje.

Kujtojmë që Xhamia e Madhe në Mekë është vendi më i frekuentuar nga myslimanët, sidomos gjatë ditëve kur besimtarët nga e mbarë bota shkojnë për të kryer obligimin fetar – shkuarjen në Haxh. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky rendit “synimet e Rusisë, pas Ukrainës”, përmend edhe Gjermaninë

Zelensky rendit “synimet e Rusisë, pas Ukrainës”, përmend edhe Gjermaninë

Botë
Si “doli” lufta jashtë kufijve të Ukrainës?

Si “doli” lufta jashtë kufijve të Ukrainës?

Botë
Lufta, një kërcënim real dhe Evropa nuk është gati - paralajmëron Tusk i Polonisë

Lufta, një kërcënim real dhe Evropa nuk është gati - paralajmëron Tusk i Polonisë

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Arrestohet gazetarja ruse që filmoi videon e fundit të Alexei Navalnyt të gjallë

Arrestohet gazetarja ruse që filmoi videon e fundit të Alexei Navalnyt të gjallë

Evropa
Kalo në kategori