LAJMI I FUNDIT:

Pasi hyri me bikini në fushë, Kinsey Wolanski tërheq vëmendjen me veprimin e ri

Pasi hyri me bikini në fushë, Kinsey Wolanski tërheq vëmendjen me veprimin e ri
Femra me bikini që pushoi fushën e finales (Foto: Matthias Hangst/Getty Images/Guliver)

Modelja e cila së fundmi bëri bujë në media, Kinsey Wolanski, ka postuar një video në rrjetet sociale duke i dhuruar një puthje të dashurit të saj, Vitaly Zdorovetskiy, në një cep të një shatërvani para 100 fansave në Barcelonë.

Por, përderisa çifti ishte duke i dhuruar puthje njëri-tjetrit, ata humbën baraspeshën dhe ranë në ujë (natyrisht se gjithçka ishte e planifikuar).


Bukuroshja, e cila e promovoi faqen për të rritur të Vitalit kur u fut në fushën e stadiumit Wanda Metropolitano me një palë bikini gjatë finales së Ligës së Kampionëve, dukej e shokuar kur doli nga uji.

22-vjeçaren e ndihmoi i dashuri i saj dhe u desh t’ia mbulonte gjoksin e lagur me duar pasi ishte kthyer përballë publikut që duartrokisnin.

Të gjitha lajmet nga Kinsey Wolanski
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Kinsey Wolanski

“Kur nuk mund të bëhesh aktore, atëherë duhet t’u japësh njerëzve një performancë në tjetër”, është përshkrimi i saj.

Veprimi i biondes në finalen e Ligës së Kampionëve përfundoi me pesë orë burg në Spanjë. Ajo u dënua edhe me gjobë prej 15.000 eurosh për thyerjen e rregullave të UEFA-s por me këtë veprim fitoi jashtëzakonisht shumë publicitet për faqen e të dashurit të saj.

Kinsey pohon se kjo është lëvizja më e mençur që ka bërë në karrierën e saj, pasi ka fituar më shumë se dy milionë ndjekës në Instagram, edhe pse iu desh të rikthente faqen disa herë. /Telegrafi/