LAJMI I FUNDIT:

Pasi e refuzoi Lenjani, Panucci grumbullon Lorenc Trashin nga Superliga shqiptare

Pasi e refuzoi Lenjani, Panucci grumbullon Lorenc Trashin nga Superliga shqiptare
Ermir Lenjani, Christian Panucci (Fotomontazh: Getty Images/Guliver)

Dëmtimi i Egzon Binakut dhe Andi Lilës, prishi disi planet e Christian Panuccit, i cili më herët kishte vendosur të lërë jashtë grumbullimit edhe portierin Thomas Strakosha, pasi ky i fundit nuk arriti të paraqitet në kohë pranë kombëtares.

Trajneri i kuqezinjve ftoi menjëherë Ylber Ramadanin në mesin e fushës dhe Ermir Lenjanin në krahun e majtë të mbrojtjes, për të zëvendësuar dy të dëmtuarit, ndërsa portieri i Laçit, Gentjan Selmani, erdhi për të zënë vendin e gardianit të Lazios.


Megjithatë Lenjani refuzoi t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së Kombëtares, pasi siç shpjegoi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, kishte mbetur i ofenduar nga trajtimi që i ka bërë Panucci dhe se nuk do të vijë më te Shqipëria, për sa kohë të jetë trajner italiani.

View this post on Instagram

Që nga viti 2013 jam pjesë e Kombëtares shqiptare dhe ndihem krenar për këtë gjë. Saherë jam ftuar e kam pranuar ftesën me dëshirën më të madhe pasi çdo herë kur e kam veshur fanellën kuq e zi e kam veshur me shumë dashuri. Kam qenë gati gjithmonë, kam sakrifikuar shumë, jam gjakosur, kam qarë e kam qeshur si futbollist i Shqipërisë. Kam pranuar edhe stolin, por jam respektuar gjithmonë. Tani në dy vitet e fundit jam duke kaluar nëpër një formë shumë të mirë, por po injorohem nga trajneri momental i Kombëtares. Nuk kam luajtur asnjë minut në Ligën e Kombeve, por nuk kam bërë zhurmë dhe kam vazhduar të punoj edhe më fort. Kur lëndohen 4-5 lojtarë trajnerit i bie në mend që luan dikund Ermir Lenjani dhe më dërgon ftesë. Faleminderit, por JO. Me lot në sy e them se nuk do të grumbullohem më me Kombëtaren sa të jesh ti aty. Kam kontribuar shumë dhe meritoj respekt. Dashuria ime për Shqipërinë është më e madhe se urrejtja jote për mua. Unë kam qenë, jam dhe gjithmonë do të jem djal i Shqipërisë, ndërsa ti je vetëm kalimtar.

A post shared by Ermir Lenjani (@lenjaniermir) on Mar 18, 2019 at 10:25am PDT

I ndodhur në këto kushte, Panucci ka hedhur sytë nga Kategoria Superiore dhe ka veçuar prej aty emrin e Lorenc Trashit, të cilit i ka bërë ftesë për t’u bashkuar me Kombëtaren në prag të sfidave përballë Turqisë dhe Andorrës, transmeton Top Channel.

Lenjani nuk i përgjigjet ftesës me vonesë të Panuccit: Me lot në sy do të them ‘jo’ sa të jesh ti aty
Lexo po ashtu Lenjani nuk i përgjigjet ftesës me vonesë të Panuccit: Me lot në sy do të them ‘jo’ sa të jesh ti aty

Ky i fundit qe dy sezone ofron paraqitje mjaft të mira me klubin e Partizanit, ndërsa tashmë ka ardhur momenti që të dëshmojë edhe para Panuccit, se e meriton një vend në kombëtare, ku të paktën për ndeshjet e radhës, do të rivalizojë me Naser Alijin.

Në trend Sport

Më shumë
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Shkarkim apo qëndrim? Lojtarët e Chelseat marrin vendim për të ardhmen e Pochettinos

Shkarkim apo qëndrim? Lojtarët e Chelseat marrin vendim për të ardhmen e Pochettinos

Premier League
Fjalët e Laportas pas marrëveshjes me Xavin

Fjalët e Laportas pas marrëveshjes me Xavin

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Kalo në kategori