LAJMI I FUNDIT:

Lenjani nuk i përgjigjet ftesës me vonesë të Panuccit: Me lot në sy do të them ‘jo’ sa të jesh ti aty

Lenjani nuk i përgjigjet ftesës me vonesë të Panuccit: Me lot në sy do të them ‘jo’ sa të jesh ti aty
Ermir Lenjani . (Photo by David Rogers/Getty Images)

Ermir Lanjani ka qenë ndër vite njëri ndër lojtarët më të mirë të kombëtares shqiptare dhe ndër më meritorët që Shqipëria luajti në ‘Euro 2016’.

Por prej ardhjes së Christian Panuccit, futbollisti i Sionit është injoruar tërësisht.


Ai nuk ka luajtur asnjë minutë në Ligën e Kombeve, ndërsa Panucci e ka ftuar vetëm pasi janë lënduar tre lojtarë së fundmi.

“Që nga viti 2013 jam pjesë e Kombëtares shqiptare dhe ndihem krenar për këtë gjë. Saherë jam ftuar e kam pranuar ftesën me dëshirën më të madhe pasi çdo herë kur e kam veshur fanellën kuq e zi e kam veshur me shumë dashuri”.

Lenjani . (Photo by Alex Livesey/Getty Images)

“Kam qenë gati gjithmonë, kam sakrifikuar shumë, jam gjakosur, kam qarë e kam qeshur si futbollist i Shqipërisë”.

Ftohen lojtarët pa minuta në këmbë, ndërsa injorohet Lenjani – Panuccin si duket nuk e kanë bindur tre golat dhe shtatë asistimet e Ermirit
Lexo po ashtu Ftohen lojtarët pa minuta në këmbë, ndërsa injorohet Lenjani – Panuccin si duket nuk e kanë bindur tre golat dhe shtatë asistimet e Ermirit

“Kam pranuar edhe stolin, por jam respektuar gjithmonë. Tani në dy vitet e fundit jam duke kaluar nëpër një formë shumë të mirë, por po injorohem nga trajneri momental i Kombëtares. Nuk kam luajtur asnjë minutë në Ligën e Kombeve, por nuk kam bërë zhurmë dhe kam vazhduar të punoj edhe më fort”.

“Kur lëndohen 4-5 lojtarë trajnerit i bie në mend që luan dikund Ermir Lenjani dhe më dërgon ftesë”.

Lenjani . (Photo by Michael Steele/Getty Images)

“Faleminderit, por JO. Me lot në sy e them se nuk do të grumbullohem më me Kombëtaren sa të jesh ti aty. Kam kontribuar shumë dhe meritoj respekt. Dashuria ime për Shqipërinë është më e madhe se urrejtja jote për mua”.

“Unë kam qenë, jam dhe gjithmonë do të jem djalë i Shqipërisë, ndërsa ti je vetëm kalimtar”, ka shkruar Lenjani në rrjetet sociale. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Ndërkombëtare
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Ylli i madh i Man Cityt bëhet objektivi kryesor i Real Madridit – Florentino Perez synon transferimin e tij

Ylli i madh i Man Cityt bëhet objektivi kryesor i Real Madridit – Florentino Perez synon transferimin e tij

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Araujo merr vendim për të ardhmen

Araujo merr vendim për të ardhmen

La Liga
Kalo në kategori