Pasi aplikuan 28 mijë vajza, miliarderi japonez i bie pishman – heq dorë nga kërkesa për partnere, për udhëtimin e tij në Hënë
Një miliarder japonez i cili po kërkonte një “partner jete” femër për ta shoqëruar atë në fluturimin turistik për në Hënë, ka anuluar planet e tij.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, “magjistari” i modës Yusaku Maezawa ftoi gra beqare mbi moshën 20 vjeçe të aplikojnë për ta shoqëruar atë në udhëtimin e tij.
Uebfaqja përmbante një listë të kushteve dhe kritereve, duke përfshirë: ato duhej të ishin të vetme; mbi moshën 20 vjeç; dhe me një interes për të shkuar në hapësirë.
Dhe që nga publikimi i shpalljes, thuhet se kanë aplikuar rreth 28 mijë vajza.
Due to personal reasons, I have informed AbemaTV yesterday with my decision to no longer participate in the matchmaking documentary, hence requested for the cancellation of the show.
— Yusaku Maezawa (MZ) 前澤友作 (@yousuck2020) January 30, 2020
Megjithatë, pas kësaj, të enjten 44-vjeçari tha se po përjetonte “ndjenja të përziera” dhe u tërhoq nga kërkesa për shoqëruese, edhe pse nuk ka hequr dorë nga udhëtimi i tij në hapësirë në vitin 2023.
Kjo nuk është hera e parë që Maezawa, themeluesi dhe ish CEO i shitësit me pakicë të modës në internet Zozo, ka tërhequr vëmendjen e rrjeteve sociale.
Ai më parë premtoi të ndajë 100 milionë jen (925,000 dollarë) midis 100 njerëzve të zgjedhur rastësisht, të cilët ndanë një nga tweet-et e tij. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Në vend të shpejtësisë së pestë e futi ndërruesin në të tretën, pakujdesia i kushtoi shoferit në SHBA mbi 40 mijë dollarë
Djali e futi macen në shtrat, sjellja ndaj kafshës shtëpiake preku njerëzit
Skenë gazmore nga Kroacia – kësi pushuesi vështirë se keni hasur në plazh
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251