LAJMI I FUNDIT:

Miliarderi japonez publikon shpalljen, kërkon një femër më të cilën do të mund të udhëtonte në Hënë me Space X

Miliarderi japonez publikon shpalljen, kërkon një femër më të cilën do të mund të udhëtonte në Hënë me Space X

Miliarderi japonez Yusaku Maezawa, ka publikuar një shpallje me të cilën kërkon një femër e cila do të mund të kalonte kohën me të gjatë udhëtimit në hapësirë.

44-vjeçari nga Japonia është pronari i parë i biletës për udhëtimin në Hënë që organizohet nga Space X, transmeton Telegrafi.


Ai njihet edhe për atë që ditë më parë në Twitter ka ndarë nëntë milionë dollarë me ndjekësit e tij, që nuk janë të paktë në numër.

Pasuria e tij besohet se kap shumën e dy miliardë dollarëve, kurse është themelues i zinxhirit të dyqaneve të rrobave Zozo.

Në tetor të vitit 2018 ishte bërë blerësi i parë i biletës për udhëtim në Hënë, dhe asokohe pati deklaruar se do të marrë me vete artistë me qëllim që të frymëzohen për veprat e tyre artistike gjatë këtij udhëtimi.

Megjithatë duket se ka rezervuar një ulëse edhe për dikë tjetër – të dashurën e ardhshme.

“Kanë filluar të më kaplojnë emocionet e vetmisë dhe zbrazëtirës. Për këtë po mendoj që dua ta kem një grua afër”, ka shkruar Maezawa në ueb-faqen e tij.

“Dëshirojë ta gjej partneren dhe nga hapësira të dëgjojë porosi për dashurinë tonë dhe paqen në botë”, ka shtuar ai.

Të gjitha femrat që i kanë mbi20 vjet mund të lajmërohen dhe të pranojnë udhëtimin në Hënë, fatlumja nuk duhet domosdoshmërisht të di gjuhën japoneze – por e gjitha çfarë kërkohet është të jetë pozitive ta jetojë në maksimum jetën dhe që dëshiron “paqe në botë”.

Sipas tij, do t’i duhen tre vite gjatë udhëtimit në Hënë të njoftohet me partneren, dhe për këtë shpreson se do ta takojë të duhurën deri në mars të këtij viti. /Telegrafi/