Nga: Gideon Rachman / The Financial Times
Përktheu: Agron Shala / Telegrafi.com
Samiti i G7-ës dhe i ai NATO-s – të cilat përfunduan javën e kaluar – ishin urra e fundit për Boris Johnsonin si udhëheqës i Mbretërisë së Bashkuar. Kur herën e radhës mblidhen krerët e aleancës perëndimore, ata do të jenë me një kryeministër tjetër britanik – i katërti që nga viti 2016. Ose ndoshta i pesti – nëse ka kryeministër të përkohshëm mes Johnsonit dhe pasuesit të tij “të përhershëm”. Ose ndoshta i gjashti – nëse do të ketë zgjedhje të përgjithshme nga tash e deri në verën e ardhshme.
Zyrtarët britanikë që arrijnë në një samit ndërkombëtar, tashti duhet të merren me llojet e pyetjeve gjysmë serioze që tradicionalisht i kanë trazuar italianët. Ma përkujtoni, kush është kryeministri juaj aktual? A është ky ndonjë i mirë apo ndonjë shakaxhi? Sa prisni të zgjasin ata?
Shtetet mund ta shpjegojnë këtë lloj paqëndrueshmërie të brendshme, nëse duken të forta dhe të sigurta në aspektet tjera. Japonia kishte shtatë kryeministra në vitet 1980, kur ekonomia e saj ishte në lulëzim. Por, Britania e Johnsonit është vend i trazuar në një kohë të rrezikshme. Shkalla e inflacionit në Mbretërinë e Bashkuar është më e larta nga vendet e G7-ës dhe rritja e saj e parashikuar – për vitin e ardhshëm, sipas FMN-së – do të jetë më e ulëta mes grupit.
Për shumicën e vëzhguesve të huaj, rrënja e të gjitha këtyre telasheve është e qartë. Votimi i Brexit-it i vitit 2016 e destabilizoi politikën e Britanisë, e dëmtoi seriozisht ekonominë dhe i prishi marrëdhëniet tregtare dhe diplomatike të vendit me aleatët evropianë.
Natyrisht, Johnsoni e udhëhoqi fushatën e Brexit-it. Fakti që ai tani pranohet gjerësisht si gënjeshtar serik, si thellësisht i papërgjegjshëm dhe i paaftë për t’i pranuar zgjedhjet e vështira, mund të hedhë hije dyshimi mbi “arritjen” e tij të nënshkruar. Ndoshta pandershmëria dhe refuzimi i tij ngulmues për t’i ballafaquar faktet në fytyrë, u shtri edhe në mënyrën se si e bëri fushatën për Brexit-in?
Por, ajo që është e dukshme jashtë shtetit, mbetet e pathënë në shtëpi. Keir Starmer, lideri i opozitës laburiste, është i përcaktuar që në asnjë rrethanë të mos deklarojë se Brexit-i ishte gabim dhe se duhet të anulohet. Si përllogaritje taktike, kjo mund të ketë kuptim meqë rihapja e Brexit-it do t’ju jepte konservatorëve në telashe një kauzë për të bërë fushatë. Por, në aspektin politik dhe ekonomik kjo do të thotë se për të ardhmen e parashikueshme Britania do të jetë e ngarkuar me trashëgiminë kryesore të Johnsonit. Starmeri i tejkujdesshëm madje e ka përjashtuar mundësinë e ribashkimit në tregun e vetëm të BE-së ose në bashkimin doganor; ose lejimin e lëvizjes së lirë të fuqisë punëtore me Evropën. Ndërsa, Theresa May, paraardhësja e Johnsonit, kishte dëshirë të thoshte: “Brexit do të thotë Brexit”.
Kryeministri i ri britanik do ta ketë mundësinë t’i përmirësojë marrëdhëniet personale me liderët kryesorë evropianë – veçanërisht me Emmanuel Macronin e Francës. Por, derisa kjo vërtetë është mundësi, nuk është e garantuar. Partia Konservatore ka mundur ta zgjidhte fare lehtë linjën e ashpër të Brexit-it me një kryeministër të ardhshëm – një që do ta zgjaste konfrontimin mes BE-në mbi protokollin e Irlandës së Veriut. Fakti që ky protokoll, i rënë dakord nga Johnsoni, e krijon vërtet një kufi të brendshëm doganor brenda Britanisë së Madhe (diçka që ai gjithmonë e mohonte) është pjesa tjetër e amanetit helmues që kryeministri në largim la për pasardhësin e vet.
I vetmi kapital i huaj ku Johnsoni vërtetë do të mungojë, është Kievi. Ndër qeveritë perëndimore, Britania e Madhe e udhëhequr nga kryeministri i saj, ka qenë një nga mbështetëset kryesore të Ukrainës -si në aspektin diplomatik ashtu edhe në atë ushtarak. Javët e fundit, Johnsoni shpesh është shfaqur më i lumtur në Ukrainë sesa në Mbretërinë e Bashkuar. Por, mbështetja e fortë e Britanisë për Ukrainën pasqyron një konsensus të fortë ndërpartiak, që është pothuajse e sigurt se do të vazhdojë, kushdo që të jetë kryeministër i ardhshëm.
Megjithatë, kjo nuk do të thotë se zgjedhja e kryeministrit të ardhshëm të Mbretërisë së Bashkuar është gjë e parëndësishme për krizën në Ukrainë. Përkundrazi, kushdo që e zëvendëson Johnsonin në “10 Downing Street” (Kryeministri) do të hyjë drejt e në krizën më të rrezikshme gjeopolitike, që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
Udhëheqësi i ardhshëm i Britanisë do të ketë nevojë për qetësi, gjykim të fortë, aftësi për të ndërtuar marrëdhënie me aleatët dhe t’i njohë rreziqet e përfshira. Këto janë cilësitë që dikur konsideroheshin të mirëqena për një kryeministër të Britanisë. Por, duke e parë fushën e pretendentëve që tashmë janë duke u përpjekur për ta pasuar Johnsonin, është e vështirë të jesh optimist se burri ose gruaja e ardhshme do t’ia dalin mbanë me sfidën. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit