LAJMI I FUNDIT:

Pas suksesit të madh në Kroaci, Federata e Karatesë synon të sigurojë organizimin e turneut që ishte planifikuar të zhvillohej në Rusi

Pas suksesit të madh në Kroaci, Federata e Karatesë synon të sigurojë organizimin e turneut që ishte planifikuar të zhvillohej në Rusi
(Foto: Facebook/Federata e Karatesë e Kosovës)

Gjithsejtë 30 medalje të fituara, shtatë të arta, dhjetë të argjendta e trembëdhjetë të bronzta, ishte bilanci pjesëmarrjes së karateistëve të Kosovës në turneun “Grand Prix” të Kroacisë, ku morën pjesë 32 shtete nga e gjithë bota.

Ky sukses i jashtëzakonshëm e ka bërë krenar edhe kryetarin e sapozgjedhur të Federatës së Karatesë, Avni Gashin, i cili thotë se një sukses i tillë, siç ishte ky në Kroaci, është një shtysë e madhe për të synuar trofe edhe në garat zyrtare të nivelit evropian dhe botëror, derisa ka bërë thirrje që kjo të jetë një alarm edhe për institucionet shtetërore që qasja ndaj këtij sportit të jetë më e fuqishme.


“Në këtë garë Kosova përfaqësohet në të gjitha kategoritë, përfshirë edhe në “Absolute” dhe sukseset mund të them përveç se kanë qenë të kënaqshme, ato janë edhe një shtysë që në garat zyrtare që vijnë të tjera si evropiani dhe botërori, për të cilat edhe po bëhen përgatitjet paraprake nuk do të mungojnë sukseset, gjë e cila na obligon edhe neve si federatë po do të duhej të ishte obligim edhe për institucionet shtetërore që qasja ndaj këtij sporti të jetë më e fuqishme, më e afërt dhe ndërvepruese…Ne kishim shtatë medalje të arta, dhjetë të argjendta, 13 të bronzta dhe ky numër është mund të them për shumë federate ka qenë i lakmueshëm, por kur në total mblidhen dhe bëhet rangimi sipas federative, atëherë me kënaqësi mund ta them që fal garuesve dhe trajnerëve të Federatës së Karatesë së Kosovës, ne jemi renditur në vendin e katërt nga të gjitha ato shtete”, tha Gashi.

Përveç trofeve, qëndrimi disa ditor në Kroaci ka shërbyer shumë edhe për çështje të tjera. Duke folur për KosovaPress, Gashi zbulon se federata që ai drejton ka nisur kontaktet direkte me Federatën Evropiane dhe atë Botërore për të organizuar në Kosovë të dy garave të nivelit të lartë, njëra prej të cilave ishte caktuar të zhvillohej në Rusi.

“Kemi filluar tashmë kontaktet direkte në raport me Federatën Evropiane dhe Botërore. Janë dy gara që janë anuluar, njëra është për shkak të luftës në Rusi që ka qenë Premierliga, është nivel shumë i lartë i garës të cilën pretendojmë ta marrim si organizatorë, do të thotë të jemi nikoqir të asaj gare për t’ia mundësuar të gjithë karateistëve që të jenë në Kosovë, të mos anulohet ajo garë fare dhe njëkohësisht të promovojmë vlera edhe shtetërore në nivel botërorë. Pjesë tjetër është edhe një garë e cila është anuluar për shkak të pandemisë në Salsburg të Austrisë e cila quhet “Serie-A”, është po prapë e nivelit botëror ku realisht është numër edhe më i madh i pjesëmarrësve potencial që do ta promovonte shtetin tonë edhe në nivele më të gjera, po flas në aspektin e të gjitha shteteve në botë”, theksoi i pari i FKK-së.

Organizimi i garave të tilla natyrisht se kërkon nivel të lartë të infrastrukturës, gjë e cila sipas Gashit, për fat të keq mungon shumë në Kosovë, pasi që palestrat ekzistuese nuk plotësojnë ndonjë standard për gara ndërkombëtare.

“Sa i përket ministrisë, janë disa lehtësira që ndodhin përmes Federatës së Karatesë. Është një buxhet i caktuar i cili nuk i mbulon as gjysmën e aktiviteteve tona dhe për këtë duhet shtuar edhe faktin tjetër se buxheti i cili jepet nga ministritë, për të gjitha federatat, jo vetëm për ne, ndodh në tre mujorsha. Do të thotë ndahet në katër pjesë gjatë vitit dhe si mjete financiare vijnë pasi të përfundojnë aktivitetet. Kjo e dëmton në fakt edhe vet buxhetin sepse nuk është se ke mundësi dhe nuk ke stabilitet financiar për t’i pronotuar biletat me një çmim më të lirë, udhëtime çfarëdo lloj, akomodime çfarë do lloj…Në aspektin e infrastrukturës, ministritë në fakt deri më tani mund të kenë investuar nëpër palestra sportive por që janë të nivelit më shumë lokal ose më mirë të themi janë salla të cilat nuk plotësojnë ndonjë standard për gara ndërkombëtare”, bëri të ditur Gashi.

Vitit 2022 është tejet i ngjeshur për Federatën e Karatesë, me një numër të madh aktivitetesh të parapara si në nivel vendor, ashtu edhe në atë ndërkombëtar, por i pari i FKK-së ka dyshime për mbajtjen e tyre sepse, sipas tij, kjo federatë ka dy probleme të mëdha.

“Mund të them që kalendari i garave për vitin 2022, sikur edhe kalendarët tjerë të viteve të kaluara është njëri prej kalendarëve me aktivitete më së shumti ndër federatat tjera. E gjitha çfarë është e lirë gjatë gjithë vitit është vetëm muaji gusht që i bie që të gjitha muajt tjerë janë të ngarkuar me gara qoftë vendore qoftë ndërkombëtare…Shpresojmë që do të kemi mjete finaciare që t’i mbulojmë të gjitha, përndryshe i vetmi element i cili na bënë të kemi hezitime tona pse problemet të cilat na përcjellin janë, aspekti i vizave sepse ka shumë aktivitete nëpër vende që kërkohen vizat..Pas kësaj problem ne vete qëndron problemi financiar meqë me buxhetin aktual këto nuk mund të realizohen”, tha Gashi.

Ndryshe, Avni Gashi erdhi në krye të Federatës së Karatesë së Kosovës pas dorëheqjes së ish-kryetarit Ismet Krasniqi, i cili tani është president i Komitetit Olimpik të Kosovës. /KP/

Në trend Sport

Më shumë
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Liga e Kampionëve
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Liga e Kampionëve
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Liga e Kampionëve
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Liga e Kampionëve
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Arda Güler zbulon pseudonimin e tij tek Real Madridi: Jam i befasuar kur Modric më thërret kështu

Arda Güler zbulon pseudonimin e tij tek Real Madridi: Jam i befasuar kur Modric më thërret kështu

La Liga
Kalo në kategori