LAJMI I FUNDIT:

Pas shkuarjes së turistëve euro rritet fuqishëm ndaj lekut

Pas shkuarjes së turistëve euro rritet fuqishëm ndaj lekut

Monedha e përbashkët ka shënuar një rritje të fortë sot në tregun e brendshëm valutor, duke arritur në nivelin më të lartë që nga fillimi i qershorit, e ndihmuar dhe nga forcimi i saj në bursat ndërkombëtare në dy javët e para të shtatorit.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 126.74 lekë, duke u rritur me 0.1 lekë në krahasim me ditën e mëparshme. Ky është niveli më i lartë në tre muaj, që nga koha kur euro kërceu në 128 lekë, si rrjedhojë e ndërhyrjeve të Bankës së Shqipërisë, që tërhoqi valutë nga tregu, pasi monedha e përbashkët nisi një rënie të pakontrolluar, duke zbritur deri në 124.17 lekë, niveli më i ulët ë 10 vjet.


Aktorët e tregut pohojnë se forcimi i euros është sezonal, pas rënies së ai pëson gjithnjë në muajt e verës, të ndikuara nga fluksi i prurjeve të emigrantëve dhe turistëve. Rënia gjithsesi këtë vit ishte e frenuar, deri në 125.83 lekë në mes të gushti, pasi Banka e Shqipërisë ishte vazhdimisht në treg për të mos lejuar nënçmimin e monedhës së përbashkët.
Në krahasim me fillimin e vitit, që u hap me 133 lekë, euro ka rënë me 6.33 lekë, ose me 4.7%. Arsyet e rënies së monedhës së përbashkët lidhen me faktorë të pazakontë, si konvertimet e kapitalit të bankave në pjesë e parë të vitit, apo dhe rritja e eurove që vijnë nga kanalet informale, shkruan “monitor”.
Ekspertët e tregut pohojnë se është e vështirë që të parashikohet ecuria e kursit të këmbimit, pasi në Shqipëri faktorët që e ndikojnë atë janë shpesh të paparashikueshëm dhe shkojnë përtej fluksit formal të hyrjes së valutës në vend.
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë treguan se ndryshe nga tremujori i parë, kur deficiti i llogarisë korente u përkeqësua, në të dytin ai shënoi një përmirësim që gjithsesi ishte i pamjaftueshëm për të shpjeguar nënçmimin e fortë të euros në periudhën prill-fillim qershori.

Dollari ka qenë në rënie gjatë ditës së sotme, duke u këmbyer me 109.08 lekë, 0.14 lekë më pak se dita e mëparshme.

Në bursat ndërkombëtare euro është forcuar ndjeshëm në shtator, duke arritur në 1.16 USD, nga 1.14 që zbriti në mes të gushtit, pas lehtësimit të frikës së krizës turke dhe të dhënave për ngadalësimin e ekonomisë amerikane. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat

​Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat

Lajme
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

Politikë
Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Ushtria shqiptare po ringrihet, 1.8 mld euro për transformim

Ushtria shqiptare po ringrihet, 1.8 mld euro për transformim

Lajme
Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Siguri
Kalo në kategori