0Shares

Malibu është goditur nga rrëshqitja e një sasie të madhe të baltës që ka bllokuar disa nga autostradat e pjesës jugore të Kalifornisë, vetëm një muaj pasi ky vend u prek nga zjarret që shkatërruan gjithçka para vetes.

Raportohet se dhjetëra vetura kanë mbetur të bllokuara në baltën e krijuar pas shirave të rrëmbyeshëm, kurse disa nga rrugët që qojnë drejt Kalifornisë janë bllokuar ende pa u rimëkëmbur mirë nga zjarri që goditi këtë vend, transmeton Telegrafi.

Edhe pse zona është mbuluar nga balta që ka rrëshqitur, raportohet se disa aeroplanë që kanë aterruar në pistat e mbushura me mbeturina dhe baltë nuk kanë pasur ndonjë problem.

Shoferët e veturave dhe mjeteve tjera motorike, janë këshilluar nga policia që të përdorin rrugët alternative për të mos krijuar kolona të gjata në rrugët me baltë.

Videot e publikuara më poshtë shfaqin rrugët që janë shndërruar në “lumenj” nga balta që lëviz me shpejtësi të madhe. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)