LAJMI I FUNDIT:

Pas reagimit nga BE-ja, deklarohet Thaçi: Dëshmojeni që jam gabim për Lajçakun

Pas reagimit nga BE-ja, deklarohet Thaçi: Dëshmojeni që jam gabim për Lajçakun

Pas reagimit të Bashkimit Evropian të cilët thanë se është e pasaktë deklarata e presidentit Hashim Thaçi lidhur me emërimin e Miroslav Lajçakut për dialogun me Serbinë, ka reaguar presidenti Thaçi.

Thaçi ka deklaruar se është në interes të Kosovës dhe në interes të kredibilitetit të BE-së që ministri i jashtëm i Sllovakisë, Miroslav Lajçak të mos emërohet i dërguar special për dialogun nga ana e BE-së.


BE i reagon Thaçit: Nuk e kemi emëruar Mirsolav Lajçakun emisar, deklarata juaj është e pasaktë
Lexo po ashtu BE i reagon Thaçit: Nuk e kemi emëruar Mirsolav Lajçakun emisar, deklarata juaj është e pasaktë

Presidenti tha se e mirëpret BE-në t’ia dëshmojë që e ka gabim, pasi që një gjë e tillë është gabim strategjik i saj sa i përket
procesit të dialogut.

“Kam dëshirë që BE-ja ta dëshmojë që jam gabim për emërimin e Lajçakut si i dërguar special për dialogun. Kjo do të ishte në interes të Kosovës dhe do ta përmirësonte kredibilitetin e BE-së. Argumenti im nuk lidhet me procedura të brendshme, por me gabimet strategjike. Sllovakia nuk e ka njohur Kosovën dhe ka votuar kundër nesh në UNESCO”, ka shkruar Thaçi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Votimi pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, eskalon Daçiq

Votimi pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, eskalon Daçiq

Lajme
Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE

Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE

Lajme
Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Lajme
Këto janë shtetet që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Këto janë shtetet që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Lajme
Kalo në kategori