LAJMI I FUNDIT:

Pas pauzës 3-vjeçare shkaku i pandemisë, rikthehet Festivali i Teatrove në Tetovë

Pas pauzës 3-vjeçare shkaku i pandemisë, rikthehet Festivali i Teatrove në Tetovë

Pas tre vitesh pauzë si pasojë e pandemisë, kthehet sërish Festivali i Teatrove në kuadër të Teatrit të Tetovës. Pos teatrove nga vendi, pjesëmarrës janë edhe teatrot nga Kosova e Shqipëria.

“Sivjet kemi organizu festivalin. Jo që ishim më mirë me financa por falë bashkëpunimit edhe me sponsor u munduam që të mos pauzojmë ende se po rrezikonim vetë Festivalin. Do e hapim me trupën profesioniste të teatrit Hadi Shehu të Gjakovës të Ilir Bokshit. Nata e dytë do jetë trupa e Teatrit të Kumanovës, fluturim mbi Teatrin shqiptar, tekst i autorit Jeton Neziraj, dhe ditën e tretë do jetë Teatri i Dramës maqedonase, do jetë shfaqja “Vernisazh”. Nata e katërt do jetë monodrama e Teatrit kombëtar të Tiranës, ndërsa do përfundoj me datën 27 me Teatrin kombëtar për të rinj dhe fëmijë”, tha Bekim Smajli, drejtor i IN Teatri i Tetovës.

Përgjegjësi për organizimin e festivalit Muzafer Etemi tha për Alsat se pa ndihmën e donatorëve, nuk do të kishin mund të organizonin këtë festival.


“Natyrisht që ishte vështirë për ta realizuar Festivalin sepse buxheti që u nda për Teatrin e Tetovës nuk mjafton për të organizuar festival, por u angazhova së fundmi edhe me drejtorin që shfaqi gatishmëri për tu kyçur në punë që të mos shuhet Festivali i Teatrit të Tetovës, i cili tashmë shtatë edicione ka kaluar. Mirëpo gjetëm njerëz adhurues të Teatrit që iu bashkuan punës dhe festivali do mbahet dhe do fillojë të hënën më 23 tetor”, theksoi Muzafer Etemi, përgjegjës për organizimin e festivalit.

Festivali fillon të hënën, ndërsa do të zgjasë katër ditë. Hyrja do të jetë falas. Ky është edicioni i tetë me radhë i organizimit të Festivalit internacional të teatrove, në kuadër të Teatrit të Tetovës, i cili, do të ketë karakter revial, ndërsa do të ndahet vetëm çmimi i publikut./ Alsat.mk

Në trend Lajme

Më shumë
Formohet një parti e re politike në Kosovë

Formohet një parti e re politike në Kosovë

Politikë
Arrestimi i Bojan Jevtiq, çfarë dihet deri tani për të dyshuarin për spiunazh brenda Policisë së Kosovës?

Arrestimi i Bojan Jevtiq, çfarë dihet deri tani për të dyshuarin për spiunazh brenda Policisë së Kosovës?

Drejtësi
“E mora armën kur shteti nuk ma mbrojti familjen” – Rrëfimi i 18-vjeçarit që plagosi dy persona pasi ia rrahën babain

“E mora armën kur shteti nuk ma mbrojti familjen” – Rrëfimi i 18-vjeçarit që plagosi dy persona pasi ia rrahën babain

Lajme

"Mashtruese" dhe "Jorelevant", si nisi përplasja ndërmjet Avdullah Hotit dhe Vjosa Osmanit

Lajme
Një kompani britanike thotë se ka siguruar financim për arbitrazhin 195 milionë euro kundër Kosovës

Një kompani britanike thotë se ka siguruar financim për arbitrazhin 195 milionë euro kundër Kosovës

Lajme
“E abortova në muajin e dytë”, rrëfen e mbijetuara që mbeti shtatzënë nga ushtarët serbë

“E abortova në muajin e dytë”, rrëfen e mbijetuara që mbeti shtatzënë nga ushtarët serbë

Lajme
Kalo në kategori